• Latest
  • Trending
  • All

“Der Standard”: “Shqipëria, historia e tmerrshme e një vendi të mrekullueshëm”

28/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 1 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

“Der Standard”: “Shqipëria, historia e tmerrshme e një vendi të mrekullueshëm”

28/03/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Në reportazhin e titulluar “Shqipëria, historia e tmerrshme e një vendi të mrekullueshëm”, autori Erik Frei rrëfen mbresat nga udhëtimi në jug të vendit tonë, duke vënë theksin te bukuritë natyrore dhe pasuritë historike të këtyre viseve.

Artikulli i plotë:

Deri në rënien e komunizmit, Shqipëria ishte vendi më i izoluar i Evropës. Në vitet ‘90 ndoshta ishte vendi më i rrezikshëm. Sot ky vend i vogël i Ballkanit është i sigurt, i qëndrueshëm dhe falë infrastrukturës gjithnjë e më të mirë mund të vizitohet lehtë edhe nga individët.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Është një vend që do të duhej zbuluar herët, para se të zbulohet prej hotelierëve, kompanive të lira ajrore dhe masave të turistëve. Kjo mund të ndodhë shpejt duke pasur parasysh bukurinë e natyrës, trashëgiminë mbresëlënëse kulturore dhe përzemërsinë e njerëzve.

Shqipëria nuk mund të klasifikohet lehtë. Përkundër territorit të vogël, koloriti i saj është i jashtëzakonshëm; mes veriut të egër dhe jugut urban, rajoneve të pakalueshme malore në prapavijë dhe bregdetit pjesërisht të banuar dendur, rrënojave staliniste, prapambetjes fshatare dhe pallateve të reja prej xhami.

Kësisoj, bën vaki që autostrada befas të shndërrohet në shteg me zall, që distanca mes modernes dhe mesjetës të mos jetë as 100 metra. Myslimanët jetojnë derë më derë me katolikët dhe ortodoksët – dhe kjo ndodh në një vend që para një brezi, me dekret ishte shpallur ateist.

Kush dëshiron ta zbulojë Shqipërinë nga veriu në jug, i duhen disa javë. Kush nuk ka aq shumë kohë, duhet të përqendrohet te një pjesë e vendit. Për ecje të gjata në bjeshkë, përtej qytetërimit, shumica ecin në grupe të organizuara në të ashtuquajturat Alpe Shqiptare fare në cep të veriut të vendit.

Por kush dëshiron të përjetojë të gjitha që i ofron Shqipëria, duhet të bëjë shëtitje në jug dhe – me atë rast – t’i ndërlidhë tre mijë vjet histori e kulturë me bredhje idilike në parqet e shumta kombëtare dhe çlodhje në plazh. Kjo më së miri bëhet në pranverë apo në vjeshtë, kur në male nuk ka më borë dhe kur ende s’ka nisur vapa e verës.

Kulmi kulturor i vendit janë Berati dhe Gjirokastra, qytete të cilat gjenden në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s si dhe rrënojat greko-romake të Butrintit. Mes tyre gjenden disa prej trevave më të bukura të Ballkanit, të cilat më së miri zbulohen me veturë që mund ta merrni me qira. Komunikacioni kryesisht është i durueshëm, shoferët të disiplinuar. Nuk është për t’u habitur: çdo e dyta veturë është “Mercedes”, për të cilin pronarët kanë kujdes.

Fluturimi nga Vjena në aeroportin e Tiranës zgjat një orë e gjysmë; aeroporti bart emrin e nobelistes Nënë Tereza e cila ka origjinë shqiptare. Vetura e rezervuar për t’u marrë me qira tashmë është gati, udhëtimi në qendër të qytetit shkon pa problem. Në krahasim me vendet e tjera evropiane, hotelet janë të lira, po ashtu edhe ushqimi fantastik mesdhetar me ndikime greke, turke e italiane. Kujt ia mban xhepi, ndalet në hotel “Rogner”, i cili prej 20 vjetësh është qendra e atyre shqiptarëve që e mbajnë veten se janë dikush.

Në Tiranë është mirë të kaloni një apo dy ditë, me disa muze përreth sheshit qendror “Skënderbej” – Muzeu i madh Kombëtar dhe Galeria e Arteve me koleksionin e saj të pikturave absurde-staliniste, me një xhami elegante dhe me lagjen e Bllokut, ish-getoja e kuadrove të Partisë Komuniste, ku tani zhvillohet jeta e natës.

Rrugës për në Berat mund të bëhet një ekskursion te Shpella e Pëllumbasit, tek e cila arrini duke ecur një orë nëpër kodër mbi një luginë të qetë lumi. Shpella është shumë e errët dhe 360 metra e thellë. Berati, qyteti i vjetër osman, “qyteti i një mijë e një dritareve”, ofron një pamje të pakrahasueshme: shtëpitë renditen si në një galeri nga kodra teposhtë lumit Osum, të dominuar nga një kështjellë gjysmë e rrënuar mesjetare. Gjatë verës në lumë ofrohen xhiro raftingu, në malet përreth mund të bëhen shëtitje të bukura.

Por shtigjet më të bukura për te ecur në male gjendet në rajonin e Përmetit, ku mund të shkohet me veturë me katër diferencialë, po qe s’i shkoni rrugës së drejtpërdrejtë. Zakonisht duhet bërë një rrugë rreth e rrotull, e cila ofron mundësinë për të vizituar Bylisin, qytetin antik iliro-grek që gjendet mbi luginë.

Qyteti i vogël i Përmetit viteve të kaluara është bërë qendër për bjeshkatari dhe rafting në lumin Vjosë. Tejet e bukur është ngjitja që zgjat disa orë në qafën e Dhëmbleit në 1500 metra lartësi mbidetare, prej nga mund të shihet lugina e Zagorisë që gjendet edhe më larg. Ajo mund të arrihet duke ecur disa ditë.

Kthimi në Përmet ofron një befasi të veçantë. Pak para së të arrijmë në luginë, nën një fshat malor gjendet kisha e Shën Mërisë nga shekulli i 17-të. Shoqëruesi ynë, i cili banon këtu, merr çelësin e kishës te një fqinje dhe hap derën: muret janë fund e krye të stolisura me afreske shumëngjyrëshe figurash fantastike. Ky xhevahir rastësisht u ka shpëtuar shkatërrimeve nën komunizëm.

Burime uji mineral, një urë guri nga koha osmane dhe një kanion përmes të cilit gjatë verës mund të udhëtosh thellë në brendi të një parku kombëtar, janë atraksionet e tjera të trevës.

Gjirokastra, caku tjetër, gjendet si Berati në një kodër nën hijen e një kështjelle. Rrugicat e qytetit të vjetër janë edhe më të ngushta, shtëpitë disakatëshe të familjeve dikur të kamura – disa prej të cilave janë rinovuar me stil, të tjerët gati janë rrëzuar – janë shumë interesante.

Më e mira gjendet nën dhe: në qytetin e lindjes të diktatorit shumëvjeçar Enver Hoxha u ndërtua një sistem tunelesh nëntokësore ku do të ishte tërhequr udhëheqja partiake në rast të luftës së pritshme. Në tunelet e gjata janë renditura një sërë dhomash me pamje të mjerë – një pasqyrë frikësuese e burokracisë së tmerrshme të asaj kohe.

Udhëtimi nga Gjirokastra në Butrint, i cili zgjat tri orë, mund të ndërpritet ne gjysmë të rrugës për një ekskursion të shkurtër te “Syri i Kaltër”, siç quhet një burim uji. Mes lëpushave dhe bimëve ujore në sipërfaqen e një liqeni malor gurgullon një ujë blu në të gjelbër. Butrinti gjendet në një siujdhesë pak më të largët në zemër të një parku kombëtar dhe është vatër e ndërtimeve mbresëlënëse të para më shumë se dy mijë vjetëve.

Kohën e lulëzimit e përjetoi falë klimës së freskët si vend çlodhjeje i romakëve të pasur. Gjatë verës Butrinti popullohet nga vizitorët që vijnë prej Korfuzi, ishullit të afërt grek; jashtë sezonit, mes rrënojave mund të kalosh orë të tëra në qetësi.

Nga atje, një rrugë e gjatë bregdetare të shpie te riviera shqiptare, lokalitetet e vogla të së cilës gjatë verës i vërshojnë para së gjithash vendasit dhe shqiptarët e diasporës. Çdo i dyti gji deti ka një kishë, një kështjellë apo një shteg për ecje.

Pas Dhërmiut, lokalitetit më të njohur për pushime, rruga gjarpëron përpjetë Qafës së Llogarasë – një park kombëtar me hotele rustikale, prej të cilave mund të ndërmerren ecje deri në dy mijë metra lartësi mbidetare.

Por edhe ngjitjet më të shkurta ofrojnë pamje madhështore në det, në ishujt e afërt grekë dhe, kur dukshmëria është e mirë, deri në Itali. Me këtë rast ngjallen kujtime nga koha e shkollës: këtu në vitin 48 para Krishtit u zhvilluan beteja të rëndësishme mes Cezarit dhe Pompeut.

Në veri të qafës, terreni është sërish i rrafshët. Rrugës për në Tiranë gjendet edhe një qytet antik që patjetër duhet të vizitohet: qyteti-port greko-romak i Apolonisë, i cili ka pësuar shumë gjatë shkatërrimeve të luftës dhe diktaturës në shekullin e 20-të. Plagët e historisë ndihen kudo në Shqipëri – edhe në tregimet e njerëzve me të cilët njihesh. Pikërisht kjo e bën këtë vend aq të dashur.

Previous Post

Idrizi kërcënon Ramën me largim nga koalicioni

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 29 mars 2016

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 29 mars 2016

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.