Gjatë debati të deritashëm të tejzgjatur, VMRO-DPMNE-ja kërkon nga LSDM-ja që të heq dorë nga “Platforma e Tiranës” e cila, sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së, është çelësi i daljes nga kriza apo si alternativë paraqesin edhe zgjedhje të reja parlamentare bashkë me ato lokale që duhet të mbahen këtë vit, shkruan INA.
Kurse nga LSDM, konsiderojnë se me këtë lloj sjellje të deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se ata diskutojnë për tema të cilat nuk kanë të bëjnë me pikën e rendit të ditës. Ata kërkuan të vihet në votim propozimi i tyre – që të kalohet në pikën e re – zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Seanca konstitutive e Kuvendit filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse.






















