Ai ka thënë se ka shumë arsye pse kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi dhe kryeministri Isa Mustafa në pension.
Buja ka vlerësuar se koha më optimale për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme është muaji qershor, shkruan “Epoka e re”.
Ai ka theksuar se nëse nuk do të ketë zgjedhje në qershor atëherë, sipas tij, është e palogjikshme që Qeveria të rrëzohet në vitin e fundit të mandatit të saj.
Buja është shprehur i bindur në fitoren e PDK-së kurdo që mbahen zgjedhje e reja. Ai ka bërë me dije se Qeveria e re do të udhëhiqet nga PDK-ja në partneritet me AAK-në dhe Nismën.






















