Policia e Elbasanit ka vënë në pranga, një person të shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese.
Burime policore bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi Sajmir Binjaku, 43 vjeç, banues në Elbasan.
Ndaj tij Gjykata e Elbasanit në 18 prill të vitit 2011, ka dhënë vendim duke e dënuar me 7 vite burg, të cilit i ka mbetur dhe një vit, 8 muaj e 25 ditë burgim për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, duke ushtruar dhunë”./G.S/















