Një burrë është paraqitur dy ditë më parë në Policinë e Tiranës, ku ka bërë kallëzim ndaj një personi, të cilin e akuzon se i ka shfrytëzuar bashkëshorten për prostitucion.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se A. N.,banues në Tiranë, denoncon se G.L. 44 vjeç, i shfrytëzon bashkëshorten F. N., 34 vjeçe, për prostitucion.
A.N është shprehur para hetuesve se ngjarjen e ka mësuar nga bashkëshortja e tij 34-vjeçare.
Kjo e fundit mësohet të ketë thënë se G. L., e ka shfrytëzuar për prostitucion për një periudhë të konsiderueshme kohore, pa dëshirën e saj.
Mësohet se 44-vjeçari përdorte kërcënimet e tij për të bindur 34-vjeçaren që të prostituonte, madje edhe mos t’i tregonte askujt për atë çfarë ai bënte.















