• Latest
  • Trending
  • All

Dënohet babai që përdhunoi të bijën dhe e kërcënoi se do ta digjte

03/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dënohet babai që përdhunoi të bijën dhe e kërcënoi se do ta digjte

03/08/2016
in Aktualitet

I akuzuari, Artur L., 42 vjeç, u dënua me 10 vite burg, pasi u deklarua fajtor për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me vajzën e tij të mitur. Incesti u zbulua nga vajza e abuzuar në maj 2015, gati pesë vite pasi kishte ndodhur në banesën e kësaj familjeje në zonën e Babrrusë, në Tiranë. Shkak u bë fejesa e vajzës. Pas marrëdhënies së parë intime me të fejuarin, ai i tha asaj se do të prishnin raportin, pasi ajo nuk ishte e virgjër. Fillimisht, 17-vjeçarja K.L. është përpjekur t’i thotë atij që ishte dëmtuar gjatë mjekimit të një infeksioni, por kur nuk ka arritur ta bindë, është “zbërthyer”, duke rrëfyer historinë e abuzimit seksual nga babai i saj. Në vijim ajo ka vënë në dijeni edhe të ëmën, me të cilën më pas është drejtuar për në Polici, ku ka kallëzuar historinë e tmerrshme. Ajo ka rrëfyer se tri rastet e abuzimit ishin shënuar kur ajo ishte 12 vjeçe dhe e pandërgjegjshme për të kuptuar veprimet e babait të saj. Sipas saj, i ati i ka kërkuar marrëdhënie edhe para fejesës, por ka hasur në rezistencë.

Në përfundim të 19 seancave shqyrtimi gjyqësor, një treshe gjyqtarësh ka vlerësuar si të provuar akuzën e ngritur ndaj të pandehurit, atë të “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Në datën 10 maj 2015 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr.5 dhe ka bërë kallëzim penal shtetasja K.L., në shoqërinë e nënës së saj, dhe ka kallëzuar se babai i saj, Artur L., ka abuzuar seksualisht me të kur ishte në moshën 12-vjeçare.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në kallëzimin e marrë në prezencë të psikologes dhe një punonjësi social, ajo ka kallëzuar se në prill të vitit 2015 është fejuar me një djalë nga Mallakastra. Fejesa është bërë sipas rregullave zakonore. Pasi kanë shkëmbyer unazat dhe ka qenë disa herë te shtëpia e të fejuarës, ai ka kërkuar ta çonte te shtëpia e tij K.L., ku kanë qëndruar disa ditë. Gjatë kësaj kohe, i fejuari i ka kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale. Ai e ka pyetur nëse ishte e virgjër apo jo dhe ka marrë prej saj përgjigjen se ishte e tillë. Pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale, ai i ka thënë se “nuk je për mua”, pasi ndoshta kishte pasur dikë tjetër më parë.

Ai i ka kërkuar t’i tregonte si qëndronte puna me premtimin se do ta mbante. K.L. i ka thënë se nuk ka pasur njeri tjetër dhe atë natë nuk kanë bërë më bisedë. E reja i ka shpjeguar se për shkak të një infeksioni në zonën intime, kishte përdorur një pompë, nga e cila mund të ishte dëmtuar. Ditën tjetër, në mëngjes, ai ka reaguar sikur nuk kishte ndodhur gjë, pasi do ta mbyllnin këtë bisedë duke e lënë me kaq. Pasi kanë pasur edhe një raport tjetër intim, në orën 15:30 ata kanë udhëtuar drejt Tiranës.

Kur kanë mbërritur në shtëpi, ai nuk ka treguar ndonjë sjellje të dyshimtë, kundrejt saj apo familjes së saj. Dy ditë më vonë, pasi ishte larguar për në shtëpinë e tij, i fejuari e ka telefonuar kallëzuesen K.L. duke i thënë se nuk kishin punë më bashkë, pasi nuk ishte e vërtetë ajo që i kishte treguar për punën e pompës, pasi ishte interesuar te specialistët e fushës.

ABUZIMI

Minorenia ka shpjeguar se në të vërtetë e ka gënjyer të fejuarin e saj, pasi e vërteta ishte krejt ndryshe. Ajo ka treguar se në moshën 12 vjeçare është abuzuar seksualisht nga babai i saj, por këtë fakt nuk ia kishte treguar asnjërit. Gjatë kohës që kjo ka ndodhur, ajo ka shpjeguar se nuk e konceptonte se çfarë ishte si veprim. Por, sipas saj, duke u rritur, i vinte zor nga vetja dhe mundohej t’i shmangej babait, duke mos lejuar t’i afrohet. Gjatë kësaj kohe, babai ka tentuar edhe herë tjetër, por ajo nuk e ka lejuar, duke i thënë se “do të më lësh në shtëpi pa martuar”. Babai i saj para fejesës i tha variantin e pompës, “se kur të jesh me të fejuarin e të bësh marrëdhënie, do t’i thuash se kam qenë e sëmurë dhe kam përdorur një pompë vaginale”. Këtë i ka thënë edhe të fejuarit, që rezultoi e gënjeshtërt, dhe i kushtoi prishjen e fejesës.

E EMA

Prishja e fejesës ka shqetësuar së tepërmi nënën e K.L., e cila ka filluar ta pyesë të bijën nëse ajo kishte pasur raporte me djem të tjerë. Minorenia ka rrëfyer vetëm një njohje disamujore me një djalë nga Lezha, por me të cilin nuk ka pasur kontakt intim. Referuar kallëzimit të K.L., nëna e saj, duke këmbëngulur për të vërtetën, ka bërë një mallkim të rëndë.

Ky ka qenë momenti që e bija i ka treguar për të vërtetën e abuzimit seksual nga ana e të atit në moshën 12¬ vjeçare, në dy raste gjatë muajit tetor të atij viti. Pohimi i së bijës ka tronditur së tepërmi të ëmën. Sipas kallëzimit, kur i ati është kthyer atë ditë nga puna, bashkëshortja i ka thënë: “Çfarë më ke bërë, më ke rrahur sa të duash, ta kam falur shumë herë, por këtë që më ke bërë me vajzën, nuk kam për ta falur, prandaj largohu vetë nga shtëpia dhe mos të të shohim më”. Nga ana e tij, Artur L. nuk e ka pranuar të ketë bërë atë që pretendonte e bija. “Nuk janë të vërteta këto fjalë, nuk ka ndodhur asgjë”, është shprehur K.L., babai i saj.

DESHMITE

Referuar vendimit të Gjykatës, gjatë dëshmisë së dhënë në gjyq, në prani të psikologes, 17-vjeçarja ka pohuar se kishte pasur marrëdhënie të mira me të atin, por edhe ishte dhunuar prej tij.

“Sillej mirë dhe e kam logjikuar pasi ka dashur për të më mbajtur për vete, për mos i thënë njeriu. Në moshën 17 vjeçe nuk ia lejova më vetes, pasi fillova po e kuptoja të mirën dhe të keqen. Në momentin që i thashë mamasë se u ndava, ajo më pyeste pse u ndave. Babai i tha nënës lëre se mendja është kokërr gruri dhe po bën ndonjë gjë. Atë natë babai nuk më tha gjë. I tregova nënës këtë gjë dhe iu duk shumë e pabesueshme”, ka dëshmuar ndër të tjera minorenia.

Ndërsa bashkëshortja e të pandehurit, gjatë dëshmisë së saj në gjyq, ka shpjeguar se ka pasur vazhdimisht probleme me burrin, pasi ai sa herë që pinte, i thoshte që me kë i kishte bërë fëmijët dhe se donte analizat e ADN¬së së tyre. Në lidhje me ditën kur ka marrë vesh abuzimin seksual të vajzës së saj, ajo ka rrëfyer se i shoqi është nervozuar shumë. “Ka marrë thesin e miellit dhe e ka hedhur në VC dhe më pas prishi të gjitha kartat e telefonit. Në një moment kur po debatonin dhe vajza ishte në kuzhinë, ai i ka shkuar atje duke i thënë që përse i kishte treguar të ëmës. Ajo shprehet se ai i ka kërcënuar se do t’i digjte të gjithë brenda, nëse ai muhabet dilte jashtë shtëpisë”, citohej dëshmia në vendimin e Gjykatës. Në lidhje me ballafaqimin e të dëmtuarës dhe të pandehurit, Gjykata çmon se pyetja e të dëmtuarës u realizua dhe nga i pandehuri nuk u bë asnjë pyetje apo deklarim që të kontestojë deklarimet e shtetases K.L. në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

ARSYETIMI I GJYKATES

“Në përfundim të këtij shqyrtimi gjyqësor, bazuar në të gjitha faktet, provat dhe argumentet e cituara në këtë vendim të arsyetuar, kjo gjykatë arrin në bindjen e saj të plotë se i pandehuri ka konsumuar plotësisht elementët e veprës penale të ‘marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur’, duke përfituar nga mosha e saj tepër e vogël, 12 vjeçe, e për rrjedhojë nga vështirësia objektive në të kuptuarit e të vlerësuarit drejt dhe plotësisht të fakteve, rrethanave, çështjeve, marrëdhënieve të caktuara, duke pasur parasysh këtu moshën dhe zhvillimin mendor, nivelin arsimor, dhe intelektin e një adoleshenteje krejt të brishtë; mentalitetin e rrethit familjar dhe shoqëror në të cilin ajo bën pjesë, zhvillimin shoqëror, kulturor dhe intelektual të familjes së saj, të rrethit farefisnor dhe atij shoqëror, ku ajo është rritur, edukuar dhe jeton të përditshem dhe realitetin e saj”, arsyetonte Gjykata. (panorama)

 

Tags: albaniantirane
Previous Post

Meha i bindur se nuk është bërë asnjë gabim me demarkacionin

Next Post

Mustafa: Kosova nuk ka humbur asnjë pëllëmbë territor

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Mustafa: Kosova nuk ka humbur asnjë pëllëmbë territor

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.