• Latest
  • Trending
  • All

Demonstratat e marsit 1981 dhe të burgosurit politikë

26/03/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Demonstratat e marsit 1981 dhe të burgosurit politikë

26/03/2017
in Aktualitet

Daut Dauti

Më poshtë, në pjesën e parë, mund ta lexoni një përshkrim timin të ditës së demonstratave të 25 marsit 1981 në të cilat unë, edhepse isha student, nuk mora pjesë për arsye që do t’i shihni në këtë postim. Por, në vend të demonstrimit, debatova me një serb. Pjesa e dytë e postimit ka të bëje me organizatorët apo nxitësit e demonstratave të cilët ndryshe i njohim edhe si të bugosur politikë.
1.
Atë ditë, para fakultetit por edhe brenda kishte më pak studentë se zakonisht. Studentët endeshin korridoreve, bisedonin në grupe të vogla dhe nuk hynin në salla të ligjëratave. Gjendjen edhe më të pazakontë e bënin profesorët të cilët mundoheshin t’i bindnin studentët që të mos i bojkotonin ligjeratat. Askush nuk iu përgjigjej thrirrjeve të profesorëve. Unë nuk pashë asnjë nga studentët me të cilët shoqërohesha dhe vendosa të shkoja në byfenë e fakultetit që ishte në bodrumin e ndërtesës dhe ku shpresoja se do të gjeja ndonjë nga kolegët e mi.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në byfe, e cila i përngjante më shumë një salle të vogël të mensës së ndonjë OBPSH (Organizata Bazë e Punës së Bashkuar) siq ishin emërtuar sipas të drejtës kushtetuese ndërmarrjet apo fabrikat, kishte vetëm 4 apo 5 veta të ulur në dy tavolina që bisedonin kokë më kokë. Pas një kohe dola sërish në hollin kryesor të fakultetit dhe pastaj në oborr ku grupe të studentëve tentonin të organizoheshin për të demonstruar por kjo gjë nuk ndodhi. Rruga që qonte te mensa e studentëve ishte bllokuar nga milicë të shumtë. Pas pak qastesh disa prej tyre u pozicionuan edhe te biblioteka kombëtare (ateherë krahinore) për ta bllokuar shkurtesën që qonte te mensa dhe konviktet e studentëve ku po përgatiteshin demonstratat e asaj dite.

Afër Grandit një grup demonstruesish, i përbërë nga 20 deri 30 veta, erdhi nga drejtimi i hotel Bozhurit me nxitim, gati si në vrap, duke brohoritur dhe kënduar në mënyrë të paorganizuar. Njerëzit nga trotuaret e vëzhguan grupin me simpati, ndoshta edhe për shkak se kishte shumë femra, por askush nuk iu bashkua. Grupi përngjante më shumë në një njësi të paarmatosur e cila ose po ikte nga fronti ose po shkonte në te me frikë. Sidoqoftë, grupi u vetëshpartallua para Rektoratit pasi që më tutje nuk mund të depërtonte nga kordoni i milicisë që ua kishte zënë pritën te udhëkryqi që gjendet para fakultetit filozofik.

Kah mesdita filluan të dëgjoheshin jehona të krismave të pushkëve që vinin nga pjesë të ndryshme të qytetit. Rrugët kryesore filluan të zbrazen. Nëpër oborrin e Rilindjes (Pallatit të Shtypit) dola në vendin ku atëherë ishte stacioni i autobusëve me qëllim që të kthehesha në Gilan nga ku kisha ardhur atë mëngjes. Stacioni i përngjante një fushëbeteje ku shenjat e përleshjeve ende ishin të freskëta. Xhamat e biletoreve dhe të disa autobusëve ishin thyer. Në një vend shiheshin pika të gjakut. Një punëtor i stacionit u afrua dhe na tha se nuk kishte qarkullim të autobusëve dhe na këshilloi që të largoheshim nga aty sa më parë pasi që disa milicë, të gjithë serbë, sapo e kishin rrahur një grup të udhëtarëve dhe po i ndiqnin të tjerët në drejtim të Dragodanit.

Qëllimi im tashti ishte që t’i bashkohesha ndonjë grupi të demonstruesve duke iu shmangur me çdo kusht ‘pendrekëve’ të milicisë. Dëshira për të qenë pjesë e ndonjë grupi shtohej gjithnjë e më shumë. Kjo ishte me siguri se në grup do ta shihja vehten më të fuqishëm dhe dobidhënës. Së shpejti e mora vesh se qëllimi im ishte i parealizueshëm. Duke i ikur kontaktit me milicinë dola në rrugën që shkon për Fushë Kosovë. ‘Marica’ dhe ‘picgauerë’ të shumtë vinin nga të dy anët dhe zbrazeshin me milicët e ngarkuar të cilët po mundoheshin që të pozicionoheshin me nguti. Të gjithë vinin në drejtim timin. Për t’i dhënë gjendjes atmosferë lufte, mbi qiell, u lajmëruan tre aeroplanë ushtarak që fluturonin aq ulët sa që mund të shihej figura e pilotit. Zhurma e tyre ishte nën nivelin e durueshmërisë. Me siguri ky ishte qëllimi i fluturimit të tyre. Ndoshta me aeroplanë regjimi dëshironte të bënte me dije se Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë ende ishte gjallë dhe e fuqishme së bashku me Krahinën e saj Autonome dhe poashtu Socialiste.

Milicët gjuanin lotësjellës kudo që shihnin ndonjë grup me më shumë se tre veta edhepse ata nuk ishin demonstrues dhe kundër tyre shpesh e përdornin edhe ‘pendrekun’ nëse mund t’i zinin. Gjasat që edhe unë të ‘trajtohesha’ nga ‘pendrekët’ bëheshin gjithnjë e më reale. Por, gjërat ndryshuan në momentin kur një kerr doli nga tymi i lotësjellësit dhe vinte në drejtim timin. Ishte një ‘Lada’ me ngjyrë të kaltër dhe me regjistrim GL. Prandaj, i dola në rrugë dhe shoferi e ndali vrullin dhe më dha shenjë se do të më merrte. Shoferi doli të ishte një serb nga Gilani të cilin e njihja (si figurë) prandaj e pyeta serbisht nëse po shkonte në këtë qytet. ‘Po’ tha dhe më tregoi se do t’i binte rrugëve periferike pasi që dalja kryesore ishte bllokuar.

Serbi mendoi se isha pjesëtar i komunitetit të tij dhe kjo ishte arsyeja që ai filloi t’i shante dhe mallkonte demonstruesit dhe tërë shqiptarët. Kur iu drejtova me shikim të pakëndshëm, ai e kuptoi se po më shante edhe mua. Tashti muhabeti ndryshoi. Ai u mundua ta vënte bisedën në nivel të kulturuar por përsëri duke shprehur mllef dhe urrejtje për ate që po ndodhte. Ende pa dalur nga Prishtina filluam të përlaheshim për ngjarjet. Ndodhia e asaj dite e kishte frikësuar aq shumë serbin sa që ai tregohej tejet agresiv në bisedë. Aty e mora vesh se disa njerëz trimërohen kur i kaplon frika.

Kur ai mori vesh se isha student i drejtësisë më tha: ‘Mirë, ti si një jurist i ardhshëm (‘budući pravnik’- siq e tha në gjuhën e tij dhe me plot nënçmim) si i sheh këto gjëra’? Unë argumentoja i bazuar mbi teorinë se të gjithë njerëzit dhe popujt në federatën jugosllave duhej të ishin të barabartë dhe se demonstruesit e kishin mu këtë kërkesë të cilën e parashihte edhe kushtetuta. Ai insistonte se të gjithë ishim të barabartë dhe në fakt ishin serbët ata që ua kishin mundësuar barazinë shqiptarëve. Pra, ai e mbronte pozitën e një nacionalisti serb nga e cila dilte se patroni (serbi) i jep të drejta shërbëtorit të tij (shqiptarit) sipas nevojës. Sipas tij, serbët e kishin tepruar duke iu dhënë të drejta shqiptarëve dhe kjo shihej tashti kur ata (shqiptarët) po i keqpërdrnin këto të drejta (të dhuruara) pasi që kishin rënë pre e shërbimit sekret të Shqipërisë dhe atij amerikan – CIA.

Në mënyrë të nxehtë prekëm shumë tema të cilat publikisht nuk debatoheshin pasiqë, deri atëherë, nuk i lejonte cenzura shtetërore. Ai u frikësua edhe më shumë kur i tregova se e dija që ishte nga Serbia dhe se kishte ardhur në Kosovë pasi që ishte martuar me një serbe të qytetit tonë dhe se mbante një pozitë mjaft të lartë në administratën e atëhershme krahinore në Prishtinë. Këtë ia thashë për shkak se ai mendonte se shqiptarët kanë ardhur rishtas në Kosovë dhe vetëm për qëllim që të krijonin shumicë. Debati u përshkallëzua kur ai më tha se demonstratat, që për kërkesë kishin republikën, paraqitnin momentin kur Kosovës duhej suprimuar autonominë. Kjo ishte diçka e pakuptueshme dhe e papranueshme për mua dhe nuk besoja që mund të ndodhte një regresion i tillë.

‘Do ta shohësh pas pak kohësh. Mbaje në mend këtë porosi timen’ – më tha. Heqja e autonomisë nuk ishte ‘invencion’ i këtij serbi por thjeshtë ai po e manifestonte një realitet i cili ishte zhvilluar fshehtas në qarqet shoviniste serbe. Për një student si unë, ky fakt ishte i panjohur, prandaj më dukej i pamundshëm.

Dhe kështu, pas një orë rrugëtimi me debat tejet interesant, mbërrimë në Gilan. Në qendër të qytetit dola nga kerri i tij duke e pyetur nëse duhej të paguaja për transportin. ‘Jo nuk duhet. Krejt t’pagume i keni ju shqiptarët edhe për ndonjë ditë. Dhe, mbaje mend porosinë time për autonominë’ – më tha me nervozë. ‘Mirë, mbaje mend edhe ti porosinë time’ – ia ktheva unë kur ai po e mbyllte derën. Në të vërtetë unë nuk e dija se cila ishte porosia ime por këtë e thashë sa për t’ia kthyer inatin dhe për të shënuar rezultat së paku të barabartë.

Pas tri apo katër viteve serbi u shpërngul për në vendin nga kishte ardhur. Situata politike në Kosovë vazhdoi të keqësohej. Autonomia, më në fund, u suprimua dhe porosia e serbit u përmbush.

2.
Nuk është i vogël numri i atyre që edhe sot mendojnë se demonstratat e vitit 1981 janë organiuzuar nga UBD – Shërbimi Sekret Jugosllav. Kjo ‘teori’ i nxjerrë organizatorët e demonstratave si bashkpunëtorë të UDB-së ose të manipuluar dhe të cilët e kanë patur për qëllim krijimin e një situate permanente të destabilizuar në mënyrë që të suprimohet autonomia siq e parashihte edhe ky serbi në debatin me mua. Kjo nuk është aspak e vërtetë dhe ka për qëllim deskreditimin e organizatorëve dhe pjesëmarrësve të demonstratave të cilët më vonë u njohën edhe si të burgosurit politikë për shkak të dënimeve të rënda që morën.

Natyrisht, nuk përjashtohet mundësia që UDB të ketë patur sukses në infiltrimin e elementeve të saja në këto grupe pasi që këtë punë e bëjnë shërbimet sekrete. Megjithatë, diskreditimi i të burgosurve politikë është inicuar nga vetë rexhimi i atëhershëm jugosllav së bashku me shqiptarët në këtë pushtet por më vonë edhe nga partitë shqiptare të Kosovës që dëshironin t’i paralizonin politikisht të burgosurit të cilët ndryshe i quanin edhe marksistë – leninistë duke tentuar që në këtë mënyrë të cilësohen si pengesë e zhvillimit demokratik.

Në realitet disa ish të burgosur politikë kanë kontribuar mjaft në dobi të përforcimit të kësaj teorie që shkon në dobi të të qenurit nën organizim të UDB-së. Fjala është për ata që sot gjenden në pushtet. Me veprimet e tyre korruptuese këtë ish të burgosur (sot pushtetarë) janë duke e penguar seriozisht ndërtimin dhe funksionimin e strukturave shtetërore. Veprimet e tyre nuk janë aspak në dobi të shtetit të Kosovës dhe mund t’i gëzojnë vetëm shovenistët serbë.

Megjithatë, një pjesë e madhe e të burgosurve politikë sot qëndrojnë jashtë politikës, shumë prej tyre edhe jashtë Kosovës, me kokë ulur dhe të dëshpëruar për shkak të nëpërkëmbjes së idealeve të tyre të cilat nuk janë duke u realizuar. Një nga aktivistët ose nxitësit apo organizatorët e demonstratave të 25 marsit, të cilën ditë e përshkrova më lartë sipas përjetimeve të mija, ka qenë Mehmet Hajrizi me grupin e tij. Ne atëherë nuk i kemi dijtë këto gjëra por i dijmë sot. Nuk duhet të harrojmë edhe një gjë: tashti jemi të lirë dhe mund të flasim çkado që dëshirojmë (siq ja kemi zanatë) por nuk mund të mohojmë kurrësesi se demonstratat e vitit 1981 krijuan një zingjirë i cili për hallkë të fundit e ka intervenimin e NATO-s, për të cilin flasim këto ditë pa e llogaritur mirë të kaluarën, sidomos marsin dhe prillin e vitit 1981.

Pa asnjë dyshim Mehmet Hajrizi është shembulli më i mirë i këtij procesi. Ai është ekzemplari i patriotit, intelektualit, punëtorit pa zhurmë, njeriut të urtë (të mençur) që ka sot Kosova dhe me siguri ky nuk është i vetëm. Nga përvoja ime në kryeministri, ku ai ishte sekretar i përhershëm, jam mahnitur me profesionalitetin, saktësinë, mirësjelljen dhe vullnetin e tij për punë. Në fakt, unë derisa nuk jam njohur me Mehmet Hajrizin, nuk kam besuar se në Kosovë ka njerëz të tillë. Dhe, mu këto ishin arsyet që për qeverinë e atëhershme paraqitnin pengesa serioze. Ajo qeveri, sikur edhe ato para dhe pas saj, nuk ishin aty për të drejtuar punët e shtetit të cilën gjë e mëtonte Mehmet Hajrizi. Një halabak i quajtur Adem Salihaj, i cili ishte zëvendës kryeministër (poashtu ish i burgosur politik) bëri çmos dhe e hoqi Mehmet Hajrizin nga puna. Në Kosovë ka patur plot raste të tjera të ngjashme të eliminimit të njerëzve të vyeshëm nga puna.

Prandaj, nuk duhet të gjithë të burgosurit politikë të futen në një thes kurse roli i tyre në procesin historik kërkon më shumë vemendje dhe respekt.

Tags: edi rama
Previous Post

Duam më shumë se vende pune!

Next Post

Dorëheqja e De Biasit, trajneri e rimohon; paralajmëron Xhakën

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Dorëheqja e De Biasit, trajneri e rimohon; paralajmëron Xhakën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.