• Latest
  • Trending
  • All

Demokratët paraqesin video tronditëse si prova në gjyqin ndaj ish-Presidentit Donald Trump

11/02/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Demokratët paraqesin video tronditëse si prova në gjyqin ndaj ish-Presidentit Donald Trump

11/02/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuseve në rolin e prokurorëve treguan të mërkurën video të reja tronditëse të kamerave të sigurisë në gjyqin ndaj ish-Presidentit Donald Trump, ku shihej turma duke hyrë me forcë në Kapitol, duke thyer dritare dhe dyer dhe duke kërkuar në mënyrë kërcënuese Nënpresidentin Mike Pence dhe Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, ndërsa policia që nuk përmbante dot turmën lutej në radio për ndihmë.

Në regjistrimet e papublikuara më parë, prokurorët e Dhomës së Përfaqësuesve shfaqën skena shtangëse që bënin të qartë se sa afër ishin pjesëmarrësit në rebelim me udhëheqësit e vendit, duke qarkulluar lirisht nëpër salla duke brohoritur “Të varet Mike Pence”, disa prej tyre me veshje luftarake ndërsa anëtarë të grupeve ekstremiste ishin ndër të parët që kishin hyrë brenda. Jashtë, turma kishte ngritur një trekëmbësh të improvizuar.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Në një moment dramatik, në video shihet një punonjës i rendit që hap zjarr drejt turmës përmes një dritareje të thyer, duke vrarë një grua nga San Diego, Ashli Babbitt.

Pamjet tregojnë Nënpresidentin Pence, i cili po kryesonte seancën për të çertifikuar fitoren e Joe Bidenit ndaj zotit Trump – duke ngjallur zemërimin e zotit Trump – që shoqërohet me nxitim për t’u strehuar në një zyrë me familjen e tij, vetëm 30 metra larg protestuesve. Zonja Pelosi u evakuua nga kompleksi ndërsa stafi i saj u fsheh në zyrat e saj. Punonjësit e rendit, të mbingarkuar nga turma, në gjendje paniku thonë “e humbëm kontrollin”. Një oficer shihet duke u shtypur nga turma dhe prokurorët thanë se një tjetër pësoi një goditje në zemër. Më pas një prej tyre humbi jetën.

Megjithëse shumica e senatorëve që shërbejnë si anëtarë të jurisë e kanë marrë vendimin e tyre mbi pafajësinë ose dënimin, ata shihnin të shtangur videon që tregonte si protestuesit morën kontrollin e të njëjtës sallë ku tani po zhvillohet gjyqi. “Ata vepruan sepse zoti Donald Trump i dërgoi në këtë mision,” tha një nga prokuroret, Stacey Plaskett, delegate demokrate që përfaqëson Ishujt Virgin.

Paraqitja tronditëse hapi ditën e parë të plotë të argumenteve në gjyq ndërsa prokurorët argumentuan se zoti Trump nuk ishte një “spektator i pafajshëm” por “nxitësi kryesor” i trazirave vdekjeprurëse të Kapitolit, një president që për muaj me radhë përhapi gënjeshtra për zgjedhjet dhe ushqeu zemërimin e një turme mbështetësish, të gatshëm të ndiqnin thirrjen e tij për të ndalur fitoren e zotit Biden.

Demokratët argumentuan se ish-Presidenti Donald Trump mbolli farën për sulmin vdekjeprurës në Kapitol shumë më përpara datës 6 janar, me pretendimet e tij të rreme se zgjedhjet ishin vjedhur. Në ditën e dytë të gjyqit të ish-presidentit në Senat ata thanë se ligjvënësit kishin detyrimin për ta mbajtur ish-presidentin përgjegjës për ngjarjen. “Trump e kuptoi pranverën e kaluar se ai mund t’i humbiste zgjedhjet e nëntorit dhe filloi të mbjellë farën e zemërimit midis mbështetësve të tij, duke thënë se ai mund të humbte vetëm nëse zgjedhjet vidheshin,” tha ligjvënësi demokrat Joseph Neguse. “Nëse duam të mbrojmë republikën tonë dhe të parandalojmë që diçka e tillë të ndodhë përsëri, ai duhet të shpallet fajtor,” tha ligjvënësi.

Ai vlerësoi ish-Nënpresidentin Mike Pence, i cili më 6 janar drejtoi seancën e çertifikimit zyrtar të fitores së Presidentit Joe Biden, pavarësisht presionit nga zoti Trump për ta ndalur procesin. Avokatët e zotit Trump argumentojnë se retorika e ish-presidentit mbrohet nga garancia e fjalës së lirë në bazë të Amendamentit të Parë dhe se individët që hynë në Kapitol dhe jo zoti Trump, ishin përgjegjës për sjelljen e tyre kriminale. Ata thonë gjithashtu se gjyqi synon thjesht t’i japë fund karrierës politike të zotit Trump.

“NXITËSI KRYESOR”

Anëtari i Kongresit, Joaquin Castro citoi ato që ai i quajti akte të qarta të frikësimit politik kundër punonjësve të zgjedhjeve në shtetet ku zoti Trump po humbte. Në Filadelfia, Atlanta dhe Miluoki, tha zoti Castro, mbështetësit e ish-Presidentit Trump u përpoqën të përdornin forcën e armatosur për të penguar numërimin e votave.

Delegatja Plaskett tha se në mënyrë të përsëritur, zoti Trump “inkurajoi qëllimisht” dhunën nga mbështetësit e tij. “E vërteta është se Presidenti Trump për muaj të tërë u kishte bërë thirrje përkrahësve të tij që të marshonin në një ditë të caktuar, në një kohë të caktuar, në një vend të caktuar, për të ndaluar çertifikimin,” tha ajo. Veprimet e zotit Trump kërcënuan një nga tiparet dalluese të demokracisë amerikane, transferimin paqësor të pushtetit, thanë menaxherët demokratë, duke e quajtur zotin Trump “nxitësin kryesor”.

“Kjo çështje nuk ka të bëjë me shpalljen fajtor të një spektatori të pafajshëm për dhunën e tmerrshme dhe dëmin që ndodhi më 6 janar,” tha në hapje të seancës ligjvënësi Jamie Raskin, që luan rolin e kryeprokurorit në gjyqin e Senatit. “Kjo ka të bëjë me kërkesën e llogarisë ndaj personit që ishte përgjegjës për nxitjen e sulmit.”

Që zoti Trump të shpallet fajtor, duhet që një shumicë prej dy të tretave e anëtarëve të Senatit të votojnë për një gjë të tillë, çka do të thotë se të paktën 17 republikanë duhet të bashkohen me 48 demokratët e Senatit dhe dy të pavarur për të votuar kundër zotit Trump, i cili mbetet figura më e fuqishme e partisë së tij edhe pasi nuk është më në detyrë.

Të martën, vetëm gjashtë nga 50 senatorë republikanë votuan së bashku me demokratët për të përcaktuar se gjyqi ishte në përputhje me Kushtetutën dhe mund të vazhdonte edhe pse mandati i zotit Trump përfundoi në 20 janar. Senatori Republikan Ron Johnson, një aleat i zotit Trump, u tha gazetarëve gjatë një pushimi se procedurat do të bëheshin “mjaft të zvarritura”. “Kjo është një lojë politike,” tha ai. I pyetur nëse Republikanët kishin marrë udhëzime nga udhëheqësi i pakicës republikane të Senatit Mitch McConnell mbi votimin, senatori Kevin Cramer tha se senatorët do të votonin në bazë të “ndërgjegjes së tyre”.

NJË VEND I PËRÇARË

Në një sondazh të Ipsos për Reuters, rezultatet e të cilit u bënë publike të mërkurën, 47% e të anketuarve thanë se zoti Trump duhet të dënohej, ndërsa 40% u shprehen kundër, të ndarë sipas përkatësisë partiake. Gjyqi në Senat nuk është hetimi i vetëm me të cilin përballet zoti Trump pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Prokurorët në distriktin më të madh të Xhorxhias kanë hapur një hetim penal mbi përpjekjet e zotit Trump për të ushtruar ndikim tek rezultatet e zgjedhjeve të atij shteti pasi doli në pah një telefonatë më 2 janar ku ai i bënte presion sekretarit të shtetit për të “gjetur” votat e mjaftueshme për të përmbysur humbjen e tij në Xhorxhia.

Gjyqi i Senatit mund të përfundojë të shtunën ose të dielën, sipas një këshilltari të lartë të Senatit. Disa demokratë kishin shprehur shqetësimin se një gjykim i zgjatur mund të vonojë ecurinë e programit të zotit Biden, përfshirë një paketë të propozuar prej 1,9 trilionë dollarësh mbi koronavirusin. Zoti Biden nuk kishte në plan ta shikonte gjyqin, tha Shtëpia e Bardhë. I pyetur të martën në lidhje me procedurat, presidenti tha se ai ishte përqendruar në punën e tij.

Zoti Trump është i vetmi president që gjykohet nga Senati pas largimit nga detyra dhe i vetmi ndaj të cilit ngrihen dy herë akuza nga Dhoma e Përfaqësuesve. Ai është presidenti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara ndaj të cilit ngrihen akuza nga Dhoma e Përfaqësuesve. Asnjë president amerikan nuk është hequr nga detyra pas ngritjes së akuzave nga Dhoma e Përfaqësuesve. Procesit të shkarkimit i janë nënshtruar Bill Clinton në vitin 1998 dhe Andrew Johnson në 1868, por edhe ata u shpallën të pafajshëm. Richard Nixon dha dorëheqjen në 1974 në vend që të përballej me procesin e shkarkimit për skandalin Watergate./VOA

Previous Post

“Ka ardhur koha që Greqia të njohë çmendurinë e turqve”- Mitsotakis u përgjigjet deklaratave të Erdogan

Next Post

Angli, minus 17 gradë Celsius, ‘bisha’ nga lindja sjell acarin në Europë

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Angli, minus 17 gradë Celsius, ‘bisha’ nga lindja sjell acarin në Europë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.