Është zbuluar mënyra e veprimit gjatë grabitjes së filialit të nivdelit të dytë Union Bank në afërsi të Stacionit të Trenit në kryeqytet. Në videon që gjeni bashkëngjitur shihen katër personat që transportojnë thasët e grabitur me para. Të dyshuarit vrapojnë duke qëlluar me pëllëmbë rojen dhe largojnë personat që janë në rrugë. Më tej qëllohet me armë zjarri në ajër. Grabitja ka ndodhur në orën 12.44 minuta, në momentin që punonjësit e sigurisë po transportonin paratë nga banka për në makinën e blinduar. Grabitësit kanë ardhur nga mbas dhe kanë sulmuar punonjësit që transportonin shumën e parave. Prej andej kanë marrë dy thasët me para, në një shumë e cila nga drejtuesit e bankës është deklaruar si 100 milionë lekë të vjetra. Ata kanë humbur gjurmët që nga mesdita e djeshme, bashkë me shumën e parave.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















