Procesi “Monstra”, një prej procesve më të shumëpërfolur në Maqedoni, është shtyrë për në 30 qershor, me arsyetimin se një nga gjykatësit është i sëmurë.
Gazeta “Fokus” ka sjellë ekskluzivisht deklaratën e babait të një prej të akuzuarve, Goran Naqeski, i cili ka thënë se në “Monstra” kanë gisht politikanë dhe gjyqtarë.
“Ne mund të jemi dakord se motivacioni është ai që e thotë edhe prokurorit publik (Islami radikal v.j), por do të ju drejtojë në terren që t`i fotografoni tabelat e reja të posavendosura ku prona u shndërrua nën pronë private dhe si dikush gjeneron të ardhura nga kjo. Në rastin Monstra kanë dorë politikanë, gjyqtarë dhe mjekë”, tha Naçevski.
Sot kanë qenë përpara gjykatës të akuzuarit e rastit “Monstra”, së bashku me familjarë dhe qytetarë.
Këta të fundit kanë protestuar, duke kërkuar që të akuzuarit të lirohen, pasi nuk ka prova që i implikon në krim.















