Zonat e prekura janë Deçani , Lluka e Epërme ,Lumbardhi , Baballoqi,Vranoc i Vogël, Gllogjan dhe Bjeshka e Strellcit .
Nga ky takim si rekomandim i kryetarit të komunës Rasim Selmanaj për shkak të gjendjes alarmuese të përhapjes së shpejt të kësaj sëmundje u formua shtabi emergjent për menaxhimin e kësaj situate dhe zbatimin e masave të dala nga vendimi i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës .
Nga ky komision kërkohet që fermerët që kanë shqetësime të lajmërohen tek shtabi emergjent apo edhe tek drejtoria e Bujqësisë në komunë e Deçanit.






















