• Latest
  • Trending
  • All

Debate gjatë përballjes. Njëri prej dy deputetëve rrezikon të merret i pandehur

10/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Debate gjatë përballjes. Njëri prej dy deputetëve rrezikon të merret i pandehur

10/03/2015
in Lajme

Shoferi – Pas ballafaqimit, Tom Doshi ka qëndruar edhe një orë para hetuesve. I ka dhënë telefonat dhe numrat e përdorur. Në prokurori është paraqitur edhe shoferi i Doshit, Klodian Mema. Ky i fundit mësohet se është dëshmitar që Frroku dhe Doshi janë takuar me njëri-tjetrin në muajin gusht

Kamerat – Do të bëhen edhe veprime që janë marrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë në një hotel në Tiranë, në të cilin Tom Doshi pretendon se ka takuar deputetin Mark Frroku. Do të merren tabulatet e telefonit të deputetit Tom Doshi, i cili pretendon se është telefonuar kur ishte jashtë vendit nga deputeti Mark Frroku

Një nga dy deputetët e Qarkut të Shkodrës, Tom Doshi dhe Mark Frroku, rrezikon të merret i pandehur. Hetimet për çështjen “Doshi” vijuan dje me një sërë veprimesh, ku më kryesori ka qenë padyshim ballafaqimi i Doshit me Frrokun. Prokuroria e Krimeve të Rënda i thirri për dëshmi dhe, nëse nuk do të paraqiteshin, atëherë ata do të merreshin forcërisht. “Çelësi” i këtij procedimi penal, sipas hetuesve, është pikërisht një telefonatë mes dy deputetëve, ku Doshi pretendon se ka pasur një bisedë me kolegun e tij Frroku, ndërsa ky i fundit e ka mohuar këtë telefonatë, madje edhe dijeninë për atentatin e pretenduar. Dje, dy miqtë janë bërë armiq, teksa kanë shkëmbyer edhe fjalë thumbuese para oficerit Joni Keta. Ky i fundit kishte të njëjtat pyetje për të dy, nisur edhe nga dëshmitë e mëparshme, ku Frroku ka qenë mjaft i prerë dhe me përgjigje të shkurtra: i përmbahem dëshmisë së parë. Me frikën e ndryshimit të dëshmisë, çka do të sillte edhe ngritjen e menjëhershme të akuzës, Frroku, me vështrimin nga oficeri, deklaroi se nuk ka dijeni për këtë atentat.

 

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Blindohet prokuroria

Mark Frroku ne prokuroriProkuroria kërkonte me ngulm këtë ballafaqim, për të vendosur se cili prej tyre gënjen. I pari që është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka qenë deputeti i Pukës, Mark Frroku. Ai është paraqitur në orën 11:44, duke përdorur hyrjen e pasme të organit të prokurorisë. Me një automjet Audi të tipit të fundit, të blinduar, Frroku është futur në oborrin e akuzës dhe më pas në zyrën e oficerit Joni Keta, ashtu siç edhe ishte fletëthirrja. Gjashtë minuta më vonë, në prokurori u paraqit edhe Tom Doshi. Automjeti i tij shoqërohej nga dy makina policie, ndërsa në një “Hamer” ishin edhe disa miq të tij. Nën masa të larta sigurie, Doshi u fut në prokurori në orën 11:50, në drejtim të zyrës së hetuesit Joni Keta. Ndryshe nga Frorku, deputeti i Shkodrës u fut nga dera kryesore e akuzës, duke shmangur përballjen me ish-mikun e tij, apo edhe ortakun në biznes.

 

Përballje e tensionuar

Në ambientet e prokurorisë, të dy u ulën përballë një prokurori dhe një hetuesi, ndërsa ata shpjeguan të “vërtetat” e tyre, megjithëse janë të ndryshme. Të dy, nëse do të ndryshonin thëniet, rrezikonin që të merreshin të pandehur për “dëshmi të rremë”. Më e komplikuar ka qenë situata e Frrokut, i cili i druhej edhe ndonjë reagimi të Doshit. Ky i fundit pretendonte se ka qenë pikërisht Mark Frroku ai i cili e ka lajmëruar se një person donte ta vriste, madje ai e kishte prezantuar me “vrasësin” Durim Bami. Sërish Doshi tha se i qëndron këtyre thënieve, ndërsa radha për përgjigje i kishte ardhur pikërisht Frrokut, i cili nga hetimet e deritanishme për vrasje është edhe pika “0”. Ashtu si dhe para pak ditësh, Frroku tha se “nuk di asgjë për organizimin e një atentati për Tom Doshin dhe Durim Bamin nuk e njoh”. Deklarata u bë në sytë e Tom Doshit, i cili ka reaguar menjëherë, duke i kërkuar llogari për këtë “gënjeshtër”. “Mark mos gënje, më ke telefonuar dhe jemi takuar në muajin gusht të këtij viti” i ka thënë Doshi, duke i kërkuar të thotë të vërtetën. Por, deputeti i zgjedhur nga votat e qytetit të Pukës nuk i ka kthyer përgjigje Doshit, por hetuesve të çështjes. “Nuk di asnjë gjë për këtë atentat të pretenduar nga Doshi”.

 

Tabulatet telefonike

Pas përballjes, i pari që është larguar nga prokuroria ka qenë Mark Frroku. Deputeti Doshi ka qëndruar edhe 60 minuta, ku mësohet se ai u ka treguar hetuesve edhe telefonatat me Mark Frrokun. Prokuroria ka sekuestruar telefonat dhe i ka marrë numrat e telefonit me të cilët ka pasur komunikim me Mark Frrokun. Prokuroria thotë se do të analizojë tabulatet telefonike mes Doshit dhe Frrokut. Deputeti Tom Doshi ka thënë se Mark Frroku e kishte njoftuar për planin e vrasjes në telefon, teksa ai gjendej në Budva të Malit të Zi, ndërsa pas daljes nga prokuroria, të dy thanë se u “përmbahemi deklarimeve të mëparshme”.

 

Çfarë rrezikojnë

I gjithë ballafaqimi mes Doshit dhe Frrokut, i cili ka zgjatur dy orë, nuk ka qenë aspak i qetë. Mësohet se të dy kanë pasur tone të larta, teksa si Doshi ashtu edhe Frroku, i kanë qëndruar deklarimeve të mëparshme të dhëna në Prokurori. Doshi ka deklaruar publikisht se Frroku jo vetëm e kishte prezantuar me Bamin, por edhe e kishte vënë në dijeni se një tjetër person po e ndiqte, si pjesë e një plani për eliminimin e tij. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është parë edhe avokati i Durim Bamit, por mësohet se ai nuk ka qenë pjesë e ballafaqimit.

Deri më tani, procedimi penal ka filluar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë, ndërsa me zhvillimet e fundit, akuza mund të ndryshojë veprën penale. Nisur edhe nga deklarimet e fundit, ku pothuajse të gjithë dëshmitarët kanë dalë kundër Doshit, deputeti shkodran rrezikon të hetohet për mashtrim. Akuza thotë se Doshi mund të ketë mashtruar me trillimin e kësaj historie, ndërsa në ngritjen e kësaj akuze mund të merret për bazë edhe dëshmia e Ramës, Tahirit apo edhe Metës. Por edhe Mhill Fufi, Agim Rama, apo edhe personat e tjerë të përmendur, kanë mohuar të jenë të përfshirë apo edhe të jenë implikuar në këtë “komplot”. Nga ana tjetër, nisur edhe nga përballja me Doshin, edhe deputeti pukjan rrezikon të hetohet për dëshmi të rremë para organeve të drejtësisë. Ai mund të akuzohet edhe për mashtrim, nëse vërtetohet se ai ka pasur një telefonatë me Doshin. Duket se prokuroria është afër një vendimmarrje, ku pas pyetjeve të personave të përfshirë dhe verifikimeve të tabulateve do të marrë një vendim. I vetmi “përgjegjës” deri më tani është Durim Bami, i cili po qëndron në qeli, ndërsa thotë se ka gënjyer në video si pasojë e “pagesës” nga ana e Tom Doshit. s.ç

Previous Post

Xhuvani dënohet me 35 vite burg

Next Post

Varoufakis: “Keni bërë krim kundër njerëzimit ndaj grekëve”

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Varoufakis: “Keni bërë krim kundër njerëzimit ndaj grekëve”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.