Përfundimi i studimeve për gjuhën angleze në Universitetin e Tiranës në vitin 1989, shënoi vetëm një pikënisje në një udhëtim të gjatë karriere akademike. Fati e sjelli që të jetojë në Egjipt për dy vjet, ndërkohë që bashkëshorti kryente studimet pasuniversitare.
Dashi Alpion do të përjetonte një fillim të ri ndërsa erdhën në Angli në vitin 1993, duke qënë se bashkëshorti i saj profesori i nderuar Gëzim Alpion, filloi doktoratën në Universitetin e Durhamit.
Gjatë kësaj kohe Dashi punoi në Qendrën e Linguistikës të Universitetit dhe në vitin 2001 përfundo Master of Arts (Distiction) në Studimet Angleze në Universitetin e Birmingamit. Kjo u pasua nga studime pasuniversitare në Universitetin e Reading (2005) dhe Universitetin e Warwick (2012) për tu specializuar në Careers Guidance.
Aktualisht është Careers Adviser në Careers Network në Universitetin e Birminghamit që nga viti 2012, departamenti i cili mbulon të gjitha kolegjet e Universitetit. Ajo është përgjegjëse për Shkencat Mjekësore dhe Stomatologjinë dhe drejton projektin që këshillon studentet që janë të interesuar të kryejnë studime pasuniversitare.
Ky post akademik erdhi si rezultat i një karriere 15-vjeçare në Careers Departments në disa institucione si Newman University dhe Aston University Business School, si dhe i kontributit që ka dhënë si autore dhe bashkë-autore e një numri studimesh në fushën e karrierave.
Careers Network në Universitetin e Birmingamit është ndër më të suksesshmit në Angli; gjë që duket edhe nga numri i madh i çmimeve që i janë akorduar. Kështu, për shembull, në vitin 2014 ne fituam ‘Prospects Postgraduate Award’ dhe është shpallur ‘University of the Year for Graduate Employment in The Times and The Sunday Times Good University Guide 2015-16’. Për të është kënaqësi dhe privilegj që është pjesë e një departamenti kaq të suksesshëm në një institucion prestigjioz si Universiteti i Birminghamit.
Pyetjes se cili ka qenë çelësi i suksesit të saj i përgjigjet se pa diskutim familja ka qenë dhe mbetet primare. Kjo nuk e ka penguar aspak që t’i përkushtohet karrierës në Angli. Kjo është bërë e mundur edhe nga përkrahja e vazhdueshme e Gëzimit bashkëshortit të saj.
Gjatë bashkëbisedimit me të rreth atdheut e çfarë vendi zë ai në jetën e një gruaje të suksesshme ajo padyshim shprehet se ai është i pazëvendësueshëm dhe se ata kanë lënë Shqipërinë fizikisht, por gjithmonë janë pranë saj si dhe e kanë për detyrë që ta përfaqësojnë vendin me dinjitet në çdo moment dhe kudo që ndodhen. Mënyra se si ata sillen, si ushtrojnë profesionet që kanë zgjedhur dhe mbi të gjitha, si i edukojnë fëmijët përbëjnë një barometër të rëndësishëm të shkallës së ndërgjegjes që ata si shqiptarë pasqyrojnë në vendin e ri të adoptuar. Anglia i ka dhënë te gjitha mundësitë për të nxjerrë në pah vlerat njerëzore dhe kulturore që trashëgojnë nga vendlindja.
Për sa i përket bashkëpunimit brenda komunitetit tonë këtu ne Britani ajo shprehet se është shumë aktive në pjesëmarrjen e aktiviteteve të organizuara nga komuniteti shqiptar për promovimin e Shqipërisë dhe vlerave tona në Angli ku është gjithmonë kënaqësi. Gëzohet për sukseset që arrijnë bashkatdhetarët tanë në Britani, veçanërisht studentet shqiptarë, si ata me banim në Angli ashtu edhe ata që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova.
I bën përshtypje dëshira e studentëve shqiptarë për të ta takuar sapo mësojnë se është nga Shqipëria, mirënjohja që ata shprehin për këshillat dhe ndihmën që ajo ofron, si dhe dëshira për ta informuar për arritjet e tyre pasi përfundojnë studimet.
Si mund të ndodh ndryshe ndjenja e solidaritetit dhe dëshira e paepur drejt dijes dhe integrimit janë element të paçmueshëm të karakterit tonë si shqiptar është e mrekullueshme të punosh pranë brezit të ri ku kontributi sado i vogël përkundrejt tyre ka një vlerë të jashtëzakonshme.
Mesazhi i saj i drejtohet kryesisht të rinjve të cilët i inkurajon të luftojnë për ëndrrat e tyre pasi puna dhe sakrifica gjithmonë shpërblehen si dhe te jenë krenar për origjinën e tyre.















