Ata nuk kishin qene klientë të rastësishëm. Kishte diçka të veçantë në sjelljen e tyre, e më vonë në veshjen e tyre. Diku në një lokal të Londrës një kamarier shqiptar po u shërbente atyre duke vënë re në uniformat e tyre një shenjë të aviacionit. Ka qenë një përzierje përjetimesh për emigrantin që mbase nuk do ta besonte se ëndrra e tij e çmendur “Unë dua të fluturoj” do të realizohej në Londër.
Kur “klientët” do ta pyesnin kamerierin nëse I pëlqente të fluturonte dhe “I fshehur” nën petkat e emigrantit nuk do të guxonte të pohonte asgjë. Madje kur miqësia me ta ishte bërë më e madhe ata kishin vërejtur se kamerieri nuk ishte thjesht I tillë por që ishte I shkëlqyer në pilotim në fluturimin e stimuluar. Që nga ajo ditë Arben Uldedaj nuk do të ishte më kamarieri i rëndomtë i një lokali londinez, por piloti që do të shëtiste në qiejt e botës duke realizuar një ëndërr, të cilën kishte ngjizur që në fëmijëri në atdheun e largët…
Një pilot shqiptar në Londër? Po patjetër. Ishte thjesht një rikthim tek profesioni i tij.
Ka qenë një ëndërr fëmijërie fluturimi të cilën arriti ta bëj realitet duke vazhduar studimet në akademinë e Forcave Ajrore në qytetin e Vlorës në vitet 1989-1992.Është e mrekullueshme ndjesia kur ajo ëndërr naive e brishtë fëmijërie kthehet në një profesion të mirëfilltë .
Gjatë bisedës me të ishte emocionuese sesi ai përshkruante profesionin e tij .Në mëmëdhe ai ka shërbyer pranë forcave luftarake si pilot deri në vitin 1998, vite këto të cilat shënon një largim të konsiderueshëm masiv të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ka punuar si pilot në aviacionin luftarak të Shqipërisë 1992-1997.Fillimet e tij në Mbretërinë e Bashkuar padyshim që kanë qenë të vështira ku përfshijnë punë të ndryshme për mbijetesë.
Tundimi për një jetë më të mirë e cila mund të përmbushte aspiratat e tij sikurse shumë bashkëkombësve bëri që të linte vendlindjen drejt të panjohurës.
Largimi nga Shqipëria për secilin qytetar shqiptar ka qenë sa i vështirë po edhe aq intrigues. Si çdo fillim ka pasur vështirësi dhe sfida shprehet Arbeni .
Asnjëherë sukseset nuk serviren në pjatë argjendi, ato fitohen me punë të palodhur dhe pa u dorëzuar. Ka qenë i vështirë integrimi por asnjëherë dëshira dhe ëndrrat për tu realizuar nuk kanë munguar .I është dashur të punoj të gjitha llojet e punëve për të mbijetuar.
Ka pasur momente kur mendonte të dorëzohej fatit, pasi I dukej kaq e pamundur të gjente kurajën për tu rikthyer profesionit të tij të zemrës por dëshira e paepur e bëri mos të dorëzohej. Jo më kot ai ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar, në vendin e mundësive të pafundme, ku nëse punon në mënyrë të palodhur dhe nëse ke objektiva të qarta çdo gjë kthehet në realitet të ëmbël.
Gjithsesi dëshira për pilotimin ishte kaq e madhe aq nuk e ndali Arbenin të vazhdonte shkollën trajnimet për të realizuar ëndrrën e vet .Fillimi i vështirë i tij ishte veçse një sfidë për ta çuar atë drejt suksesit. Duke mos hequr dorë në vitin 2007, Arbeni mundi t’i rikthehet fluturimit në një kompani me prestigj botëror për trajnimin e pilotëve.
Ai mbaroj teorinë dhe praktikën për pilotim transporti dhe si instruktor në tipat a avionëve C510 dhe C525. Menjëherë pas mbarimit të kualifikimeve përkatëse fati ishte me Arbenin ku filloj punë si pilot instruktor në Flightsafety Farnborough I cili ka trajnuar mbi 1000 pilotë nga të gjitha nacionalitetet në tipat C525 dhe C510 . Trajnimi përfshinte atë teorik ashtu edhe praktikën . Një nga arritjet e suksesit në karrierën e tij është , nominimi nga Flightsafety si “best of the best 2014”.
“Kamarieri” që trajnoi mbi 1000 pilotë të kombësive të ndryshme? Si mund të quhet ndryshe veçse ëndërr londineze… Në vitin 2014 Arbeni ka punuar në pozicionin komandant pilotimi në Kiev, ku ka pasur nderin të fluturoj me personalitete të larta shtetërore, si Julia Timoshenko e shumë përfaqësues të rëndësishëm të botës së politikës biznesit artit apo kulturës. Aktualisht e deri në momentin e intervistës, ai ka punuar në kompaninë “ GlobeAir “ e cila është pilotim biznesi ose e shprehur në anglisht (business aviation ) me qendër të aktivitetit në Austri .
Si komandant pilotimi ka pasur nderin të fluturoj me personalitete të larta të fushave të ndryshme si në politikë (ish presidenti I Francës Sarkozy )në muzikë (Rihana) në tennis (Sharapova)në film(George Clooney) formula 1 (Masa)e shumë të tjerë duke arritur të ketë excellent feedback .
Janë momentet mbresëlënëse për të kur u tregonte se ishte shqiptar, dhe kur bie fjala Julia Timoshenko i shprehte konsideratën më të lartë për shqiptarët, e deri të tjerët që nuk e dinin saktësisht ku i bie Shqipëria duke u shndërruar kështu në një ambasador krejt të pazakonshëm, “ambasador të qiellit” ku krejt natyrshëm përçon vlerat shqiptare.
Arbeni shprehet se ka fluturuar në mbi 360 aeroporte të ndryshme të botës duke përfshirë edhe LATI(Tirana). Duke qenë pjesë e intervistës z.Arben ndan një lajm të mrekullueshëm në lidhje me karrierën e tij ku duke filluar që në momentin aktual Arbeni do të filloj punë pranë kompanisë ajrore turke MNG.
Është e mrekullueshme të mendosh që një shqiptar të trajnojë, pilotë të rinj nga gjithë bota edhe nga vende shumë prestigjioze për shkollat e tyre të aviacionit dhe për forcat e tyre ajrore. Duke menduar që Arbeni vjen nga një vend kaq I vogël e modest ku zhvillimi në fushën e aviacionit pothuaj mungon, të arrijë të mësoj pilot nga superfuqi të forcave ajrore. Jeta mes ajrit, qiellit e reve është po aq e bukur edhe aq e vështirë, shprehet ai gjatë bisedës .
Çelësi i suksesit për zotin Arben ka qenë vullneti i paepur si dhe ambicia që e kanë bërë atë një njeri të suksesshëm për të cilin ne krenohemi sot.
Tingëllon mjaft bukur të dëgjosh që shqiptarët të korrin suksese dhe nuk dorëzohen para sfidave dhe I kthejnë ëndrrat realitet. Pyetjes së çfarë është atdheu për të, pa u menduar fare shprehet se është gjithçka për të cilën krenohet. Vendi ku ka hedhur hapat më të rëndësishme të karrierës së tij dhe vendi ku e ka bërë personin që është sot . Vetë profesioni mes ajrit dhe tokës e bën më të vështirë praninë e tij pranë komunitetit për të cilin shprehet se duhet të bashkëpunojmë më shumë me njeri tjetrin për të qenë të suksesshëm.
Zoti Arben Uldedaj jep një mesazh sensibilizues për bashkëkombësit e vet të cilët ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar ku shprehimisht thotë se “nuk është e rëndësishme se cilin person ke mik ,e rëndësishme është cili është profili yt, të besosh te vetja dhe vlerat e tua , pasi kushdo që beson te vetja mund të ecë në jetë e mund të realizojë ëndrrën e vet”.















