Kryetari Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj iu është drejtuar të gjithë shqiptarëve, duke thënë se nesër në Shkup duhet të dalin në protestë.
“Me Flamurin Kombëtar në Ballë, antarët, mbështetësit e Shqipërisëe Natyralë nga Kumanova në Strugë, nesër duhet të jenë në protestën e shqiptarëve, në protestën kundër shovinizmit maqedonas, në protestën kundër dhunimit të lirive dhe të drejtavë si komb nga kryeshovinisti I VMRO, Nikolla Gruevski. Danaj theksoi se ndërsa Gruevski po e kthen Maqedoninë në vitin 1903, shqiptarët duhet ti tregojnë atij dhe puthadorëve të tij shqiptarë se ata jetojnë në vitin 2014, pra një shekull më pas”, ka thënë Danaj.
Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni kanë intelektualë dhe njerëz të zgjuar të cilët duhet të artikulojnë të drejtat e shqiptarëve në vijë të sakte e përputhshmëri të plotë me të drejtat ndërkombëtare.
Madje, ai ka shtuar se të gjithë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, që nga Dibra, Kumanova, Velesi, pirlepi, Manastiri, Tetova, Struga e Kërçova duhet të ngrenë një kërkesë madhore, bashkimin me Shqipërinë.
Danaj ka theksuar se tani është koha të përmbushet ky bashkim.