• Latest
  • Trending
  • All

Dalip Fazliu Përkushtimi është çelësi i suksesit

12/11/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 28 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

Dalip Fazliu Përkushtimi është çelësi i suksesit

12/11/2016
in Udhetimi im

Ishte 20 vjeç kur shkeli në ishullin britanik dhe nuk ishte thjeshtë “dielli i munguar” që i bëri përshtypje në verën e vitit 1991. Ishte larguar nga Kosova për të njëjtat arsye që kishin të gjithë shqiptarët. Shumëkujt i kujtohet se në ato vite gjendja e rëndë politike edhe ajo ekonomike keqësoheshin vazhdimisht dhe duket se këto ishin dy arsyet kryesore që e shtynë Dalip Fazliun të largohej dhe të kërkoj punë dhe banim të përkohshëm në Britani të Madhe.
Në Londër kishte ardhur me një shok tjetër. Anglia ishte vend që dallonte nga disa vende tjera që i kishte vizituar më parë siç ishin Zvicra dhe Gjemania. Në Angli, që në shikim të parë, vërehej një mundësi më e madhe për përparim të atyre që kishin ardhur në këtë shtet e që kërkonin punë dhe strehim të përkohshëm.
Dalip Fazliut i kujtohet se në vitin 1991 Britania e Madhe ka qenë e zhytur në një krizë mjaft të thellë. Ai kishte pak para dhe me shokun e tij gjetën një banesë. Atëherë banesat gjendeshin lehtë por të gjeje punë ishte vështirë. Ata ishin ndër të parët që kishin ardhur në Londër dhe mezi gjenin ndonjë shqiptar për të hequr mallin apo për të kërkuar ndihmë, pasi që komuniteti shqiptar si organizim nuk ekzistonte. Atëherë numrin më të madh të të huajve në Londër, siç vërehej kudo, e përbënin italianët, spanjollët dhe portugezët.

Sidoqoftë, pas disa javësh ia doli të gjente një punë në një restorant iranian në Cricklewood afër vendit ku banonte. Filloi të punoj në kuzhinë sikur të gjithë ardhacakët që bëjnë në fillim. Rrogën e parë e mban në mend si sot. Ishte £ 90.
Kjo e kishte dëshpëruar pasi kishte pritur të merrte më shumë para. Me këto para mbulonte shpenzimet vetanake, por i duhej të kursente në mënyrë që t’i dërgonte familjes në Kosovë e cila nuk kishte të ardhura tjera. Jeta ishte e vështirë. Nuk kishte asnjë ndihmë nga shteti, pasi që atëherë shqiptarët nuk kërkonin azil duke menduar se do të ktheheshin së shpejti pas përmirësimit të gjendjes në Kosovë. Megjithatë, filloi ta mësonte gjuhën, qytetin por edhe mënyrën e punës në restorant.
Pas disa muajve gjeti punë tjetër në një ‘sandëich bar’ në Earls Court afër ndërtesës së ekspozitave dhe ku rroga ishte më e mirë. Pastaj vazhdoi të punonte në restaurante të ndryshme dhe në pozita të menaxherit.
Ishte viti 2004 kur Dalipi vendosi të ndërrojë plotësisht profesion pasi filloi punën e shtruarjes së pllakave, që në fakt ishte punë ndërtimi ku puna ishte më e vështirë por merrte dukshëm më shumë para.
Pasi që përvetësoi zanatin, ai u bind se mjaft kishte punuar për të tjerët dhe në vitin 2007 hapi kompaninë e vet të cilën e emëroi Danny Deco. Në fillim punonte me 1 apo 2 punëtorë. Me kalimin e kohës puna shtohej dhe me këtë rritej edhe numri i punëtorëve.
Punëtorët janë shumica nga Shqipëria dhe Kosova por ka edhe nga Rumania, Bullgaria dhe nganjëherë edhe nga Polonia. Shqiptarët janë të viseve të ndryshme, që nga Saranda e deri në Gjilan. Ata janë të angazhuar në punishte, administratë, në sallonin e shitjes së pllakave dhe në makinat e vendosura në punëtorinë për prerje.

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020

Kompania e tij zakonisht merr punë nga një kompani e madhe ndërtimi por nuk i përjashton as kërkesat individuale apo private. Importon pllaka nga të gjitha anët e botës të cilat i përdoren në punën e kontraktuar për shtrim por edhe për shitje me shumicë dhe pakicë.
Tek çdo shqiptar që punëson, i duket shëmbëlltyra e atij Dalipit 20-vjecar që erdhi në Londër, ashtu me shpresën për një jetë më të mirë dhe sot lidh kontrata me shuma që dikur as që kishte mundur t’i imagjinonte.
Suksesin e ka pasuar nga vullneti, dashuria dhe respekti që ka treguar Dalip Fazliu për punën. Ai mendon se këtu duhet shtuar përpikërinë dhe kualitetin e punës që bënë dhe me të cilën gjithmonë ndahen të kënaqur klientët e tij.

‘Gjenerata jonë bënë një lloj jete të dyfishtë pasi që jetojmë dhe punojmë në Londër por mendjen gjithmonë e kemi në Kosovë. Atdheu për mua është shtëpia ime dhe tërë Kosova që më rrinë prore në mendje dhe ku një ditë mendoj të kthehem’ – thotë Dalip Fazliu.
Deri në vitin 1999 ai, si shumë të tjerë, ka qenë I angazhuar në shumë aktivitete të komunitetit shqiptar në Londër që bëheshin për Kosovën. Nga viti 1993 ka filluar organizimi i jetës së shqiptarëve në Londër.
Dalip Fazliu i kujton momentet kur fillimisht shqiptarët mblidheshin në dy lokale në Covent Garden dhe në Trocadero në Piccadilly. Aty takoheshin me ata që i njihnin por takonin edhe të rinj që filluan të vinin më shpesh nga trojet shqiptare.
Hiqnin mallin e vendlindjes dhe shkëmbenin informata në lidhje me mundësitë e gjetjes së ndonjë pune më të mire. Pastaj takoheshin edhe në lokalet e klubit dhe komunitetit shqiptar.
Pas vitit 1999, janë zbehur aktivitetet, është rralluar edhe angazhimi i tij. Tani nuk vërehet ndonjë aktivitet i intensitetit që ekzistonte më parë por, megjithatë, ka raste kur ai angazhohet në ndonjë veprimtari ku mendon se mund të ofroj kontributin e tij.
Ai do ta vazhdojë me punën që është duke bërë. Me kalimin e kohës edhe puna është duke u shtuar dhe shpreson të vazhdoj në këtë mënyrë edhe në të ardhmen.
Shqiptarët në Britani të Madhe kanë shënuar përparim në fushat e tyre. Ai beson se të gjithë duhet të vazhdojnë me vullnet për punën që janë duke e bërë në këtë vend i cili ka ofruar kushte të volitshme për të gjithë.
“Nuk ka rrugëdalje tjetër pos punës thotë me bindje Dalip Fazliu i cili shton se ‘fëmijët tanë, tani e kanë shumë më lehtë të shkollohen, të përparojnë dhe të bëjnë jetë më të mire se gjenerata jonë e parë që erdhi në Britani të Madhe’.

Post Views: 85
Tags: edi rama
Previous Post

LajmiVOX: Qytetarët thonë se pengesë kryesore për lëvizjen e lirë është korrupsioni (Video)

Next Post

Asllan Musta “Të integrohemi me dinjitet në shoqërinë britanike”

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

Asllan Musta “Të integrohemi me dinjitet në shoqërinë britanike”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.