Të mbështjellë mes të ftohtit të hidhur, disa që shtrëngojnë ato pak sende që u kanë mbetur, burra, gra e fëmijë të rreshtuar në radhë të rregullta prej pesë vetësh dhe që presin… për të zbuluar nëse do të jetojnë apo do të vdesin.
Secili me një yll të verdhë që tregon statusin e tyre fetar, ata vazhdojnë të vërshojnë nga trenat, shpesh duke mos i marrë dot valixhet e tyre, dhe vihen në rresht. Kush përzgjidhet menjëherë të vdesë, do të drejtohet tek dhomat e gazit.
Pjesa tjetër konsiderohet e përshtatshme për punë; atyre do t`u qethen kokat e do të vihen të marshojnë drejt kampeve të punës, ku I presin kushtet më të vështira. Të shkrepura në vitin 1944 nga një fotograf gjerman i vendosur në Aushvic – Birkenau në Poloninë e pushtuar jugore, këto pamje të jashtëzakonshme janë te vetmet që dëshmojnë momentet kur familjet hebreje mbërrinin në kampin më famëkeq nazist të shfarosjes, aty ku mes viteve 1940-1945, vdiqën ose u vranë 1.1 milion njerëz.
Tani, përpara dokumentarit të ri të Channel 4, “ Auschwitz Untold”, i cili përkujton 75 vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit – rreth 37 prej këtyre fotografive janë riprodhuar me ngjyra për herë të parë, duke e sjellë të gjallë tmerrin e Holokaustit për brezin e ri.
Në dokumentar, e mbijetuara e Holokaustit Judith Altmann, 95 vjeçe, e cila u arrestua në 1944 dhe u dërgua në Aushvic nga shtëpia e saj në Cekosllovaki, thotë: ‘E kam përjetuar dhe nuk e fshij dot nga mendja. Ne kishim veshur ngjyra.
Nuk ishim të gjithë në gri”. Fakti që tani ai makth mund të dëshmohet me ngjyra të plota, konsiderohet po aq I jashtëzakonshëm sa edhe historitë shqetësuese që ato fotot përshkruajnë.
Albumi, i cili përmban 193 fotografi në 56 faqet e tij, u zbulua nga një tjetër e mbijetuar, Lilly Jacob, vajza 18-vjeçare e një tregtari. Sot fotografitë e gjetura prej saj, janë përjetësuar në ngjyra dhe duken më të gjalla në dëshminë e tyre të tmerreve të Gjermanisë Naziste.


























