• Latest
  • Trending
  • All

BREXIT: RREZIKU NGA DEFAKTORIZIMI DHE SHPËRBËRJA E BRITANISË SË MADHE

21/01/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 7 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

BREXIT: RREZIKU NGA DEFAKTORIZIMI DHE SHPËRBËRJA E BRITANISË SË MADHE

21/01/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Bota, Dhe të tjerat, Diaspora, Lajme, Opinion

Mendohet që zgjedhjet e fundit, të cilat i fituan konservatorët, shënojnë momentin e daljes nga kjo krizë politike. Por, nuk është i vogël numri i atyre që mendojnë se kriza do të thellohet edhe më tej. Tani më dihet që shkaktari i krizës është qëndrimi i popullit dhe partive politike ndaj BREXIT-it ose daljes nga Bashkimi Evropian.

Shkruan: Daut DAUTI, Londër

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Brenda pesë viteve të fundit në Britani të Madhe janë mbajtur tri palë zgjedhje parlamentare. Nëse gjatë kësaj periudhe llogariten zgjedhjet lokale dhe një referendum, numri i daljes së qytetarëve për të votuar shkon edhe më lart. Dalja e shpeshtë në zgjedhje, sidomos në ato parlamentare, është shenjë që flet për kriza politike. Në historinë e gjatë politike dhe demokratike të Britanisë së Madhe asnjëherë më parë nuk ka pasur zgjedhje kaq të shpeshta. Gjykuar nga ky fakt, duhet të konkludojmë se ky shtet, me traditë të lashtë parlamentare dhe me demokraci ndër më funksionalet në botë, është përfshirë nga një krizë politike.

Mendohet që zgjedhjet e fundit, të cilat i fituan konservatorët, shënojnë momentin e daljes nga kjo krizë politike. Por, nuk është i vogël numri i atyre që mendojnë se kriza do të thellohet edhe më tej. Tani më dihet që shkaktari i krizës është qëndrimi i popullit dhe partive politike ndaj BREXIT-it ose daljes nga Bashkimi Evropian. Për të bërë ekzaminimin BREXIT-it, analiza duhet të fillojë nga qëndrimi i konservatorëve ndaj këtij fenomeni.

Në mesin e konservatorëve gjithmonë ka ekzistuar një rrymë euroskeptike, e cila e ka refuzuar prezencën britanike në Bashkimin Evropian dhe ndarjen e pushtetit me këtë organizatë supranacionale. Fuqia e kësaj rryme, e cila ka gjetur përkrahje në mesin e një aristrokracie tradicionale, por e përkrahur edhe nga disa intelektualë, nuk ka qenë e fuqishme deri para një dekade. Refuzimin e saj kundër përfshirjes në Bashkimin Evropian kjo rrymë e ka bazuar në limitimin ose humbjen e sovranitetit të shtetit britanik karshi Brukselit. Mburrja e këtyre britanikëve euroskeptikë e ka bazën në të kaluarën, kur Britania ishte fuqi perandorake. Prandaj, eksponentët e kësaj rryme vazhdimisht kanë bërë presion që të mbahet një referendum në të cilin populli britanik do të deklarohej ndaj kësaj kërkese. Kjo ishte arsyeja që David Cameron-i e mundësoi referendumin që u mbajt në qershor të vitit 2016. Qëllimi ishte që euroskeptikët të hiqeshin qafe, pasi që shumica konservatore, së bashku me tërë laburistët dhe liberal-demokratët, ishin të bindur që populli nuk do të votonte në favor të kërkesës së euroskeptikëve. Por, doli që politikanët britanikë e kishin gjykuar gabimisht situatën. Pas vitit 2004 gjërat kishin ndryshuar në Britani të Madhe. Diku rreth katër milionë njerëz kishin ardhur në Britani nga ish vendet e Evropës Lindore, që tashti ishin anëtare të Bashkimit Evropian dhe mund të lëviznin e të vendoseshin për të punuar e jetuar kudo që dëshironin. Për arsye të njohura e të panjohura, shumica e këtyre emigrantëve ia mësynin Britanisë. Politikanët dhe ekspertët u besonin të dhënave që dilnin nga sondazhet profesionale, të cilat dëshmonin se këta emigrantë ishin arsyeja kryesore që ekonomia britanike po mbahej mirë e, madje, po shënonte edhe përparim të dukshëm, duke u vendosur menjëherë pas asaj të Gjermanisë.

Nëse shifrës prej katër milionëve ia shtojmë edhe një milion që erdhën nga vendet tjera të botës, atëherë shihet se gjërat nuk janë zhvilluar ekskluzivisht në mënyrë pozitive. Këta emigrantë erdhën në mënyrë të papritur dhe, si rezultat, e vështirësuan funksionimin e shkollave, shëndetësisë, sigurisë etj. Këto kanë qenë pikat e pakëndshme, të cilat popullata vendase britanike i shihte më shumë dhe, praktikisht, nuk i përjetonte mirë. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, “të huajt” janë ata që fajësohen dhe këtë qëndrim e mbante edhe një pjesë e shtypit të verdhë. Ndërkohë, vendin e përfshiu një valë populiste me bazë kundër emigrantëve, së cilës i printe Nigel Farage, një politikan i parëndësishëm, i cili nën petkun e një sharlatani e fshihte qëndrimin racist ndaj të huajve. Farage (me prejardhje franceze) trumpetonte se ardhja e të huajve ndalej vetëm nëse Britania dilte nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, ky ishte “ilaçi” i vetëm kundër “të keqes” që e kishte përfshirë vendin. Edhe pse Farage u bë ideologu kryesor, dukej se kësaj politike nuk i besonte askush deri në momentin kur në këtë anë doli Boris Johnson-i. Me oportunizmin e tij, Johnson-i i dha fuqi populizmit që ishte në rritje e sipër. Megjithatë, deri në ditën e referendumit, të gjithë besonin se britanikët do të votonin me arsye.

Dallimi i rezultatit të referendumit ishte diç më shumë se 2 % në favor të daljes nga Bashkimi Evropian, por kjo mjaftoi që në politikën britanike të niseshin ndryshimet e mëdha. Ky ishte momenti kur u hap diga dhe vërshoi populizmi. Me fjalë tjera, ideja anti-evropiane që promovohej nga një grusht aristokratësh, u përqafua nga masat e gjëra, sidomos nga klasa punëtore, siç quhet ndryshe shtresa e ulët. Politikanët britanikë, nga frika e dënimit që mund të marrin nga votuesi i edukuar në një demokraci të themeluar qëmoti, nuk veprojnë kundër vullnetit të shumicës pa marrë parasysh se çfarë është përqindja. Për këtë arsye laburistët, në krye me Jeremy Corbyn-in, e ndërruan mendjen dhe e përkrahën daljen nga Evropa. Por, laburistët, përkundër konservatorëve, kërkonin dalje që kishte qëllim tjetër. Pasi që largimi e eliminon legjislaturën ekzistuese të Brukselit, Corbyn-i këtu e shihte mundësinë e nacionalizimit të pasurisë së korporatave të mëdha britanike, që dikur kanë qenë pasuri shtetërore, por që ishin privatizuar gjatë qeverisjes neo-liberale të konservatorëve të udhëhequr nga Margaret Thatcher.

Duhet theksuar se, në relacion me Evropën, në mënyrë stoike kanë qëndruar vetëm liberal-demokratët, të cilët vazhdimisht kanë qenë në favor të qëndrimit të shtetit të tyre në Bashkimin Evropian dhe të cilët edhe në këto zgjedhje u dënuan nga votuesit për shkak të koalicionit që kjo parti bëri me konservatorët në vitin 2010.

Një nga arsyet e fitores së fundit të konservatorëve është dështimi i laburistëve për t’i bindur votuesit, madje edhe ata tradicionalë, që të merrnin anën e tyre. Që nga viti 2010, kur nga kjo parti u larguan Tony Blair-i dhe Gordon Brown-i, laburistët janë duke përjetuar krizë në udhëheqje, që filloi me garën e vëllezërve David dhe Ed Milliband. Luftën për lidership e fitoi Ed Milliband, vëllai i gabuar, dhe që nga aty laburistët filluan rënien. Sikur ta fitonte pozitën e udhëheqësit David Milliband-i, ashtu edhe siç duhej, laburistët sot me siguri do të ishin në pushtet dhe nuk do të flitej për daljen nga Evropa. Ed Milliband-i e hapi rrugën e largimit të laburistëve nga qendra, ku e kishte vendosur Tony Blair-i. Këtë largim, edhe më tutje në të majtë, e vazhdoi Jeremy Corbyn-i, i cili fitoi përkrahje të madhe te gjenerata e re, por e humbi besimin te gjeneratat e vjetra.

Jeremy Corbyn-i ofroi një vizion të kënaqshëm për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë, por nuk e shpjegoi në mënyrë adekuate se si do të bëhej kjo punë. Ai premtoi më shumë para për shëndetësi, arsim, mbrojtje të ambientit dhe luftë kundër varfërisë. Përkundër faktit që votuesit, në mënyrë dërmuese, e dëshironin këtë gjë, Corbyn-i nuk tregoi se kishte fuqi të liderit, i cili do t’i përmbushte këto premtime. Si shtesë, ai dështoi që ta sqaronte pozitën e tij ndaj BREXIT-it. Një pjesë e madhe e mediave ishte kundër politikës së tij të jashtme, duke e akuzuar si antisemitik dhe armik të Izraelit. Qëndrimi i tij ndaj politikës së jashtme ka qenë gjithmonë problematik, pasi që buronte nga një majtizëm mjaft radikal. Duhet kujtuar faktin që Jeremy Corbyn-i dhe Tony Benn-i (laburist mjaft i njohur dhe me influencë) kanë qenë pothuaj të vetmit politikanë britanikë që e kanë kundërshtuar intervenimin e NATO-s në Kosovë gjatë vitit 1999. Që të dy, së bashku me një grup të serbëve, kanë demonstruar vazhdimisht para dyerve të qeverisë britanike të udhëhequr nga partia e tyre laburiste. Në atë kohë e deri vonë, ngritja e Corbyn-it në lider partie ishte e paimagjinueshme, por kjo gjë ndodhi. Megjithatë, zgjedhjet e dhjetorit vërtetuan se projekti i Jeremy Corbyn-it ka përfunduar.

Laburistët, duke e dobësuar veten nën udhëheqjen e Corbyn-it, pa dashje u kanë ndihmuar euroskeptikëve konservatorë që ta ndërtojnë më lehtë e më shpejt rrugën e BREXIT-it. Edhe pse marrëveshja e kryeministrit Boris Johnson është arritur me Brukselin, ajo ende nuk është votuar në parlamentin britanik. Por, tashti kur Johnson-i e ka marrë fuqinë që dikur e kishte Margaret Thatcher, nuk duket se ka ndonjë problem që kjo marrëveshje të mos aprovohet sipas planit. Pra, Britania e Madhe pritet që në fund të janarit të largohet definitivisht nga Bashkimi Evropian.

Largimi nga një treg i madh, në të cilin Britania realizon 50% të marrëdhënieve të saj tregtare, nuk duket se është punë me mend. Pasojat e para do të vërehen në ngritjen e çmimeve për shkak të kthimit në fuqi të doganave dhe tarifave tregtare. Vështirësia tjetër qëndron në faktin e lidhjes së marrëveshjeve bilaterale me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Në realitet, britanikët e kanë filluar këtë proces dhe gjatë këtij viti kanë nënshkruar 20 marrëveshje me shtetet joanëtare të Bashkimit Evropian. Një marrëveshje e tillë është nënshkruar edhe më Kosovën në fillim të dhjetorit (2019). Për shkak të vlerës së shkëmbimit tregtar (në vitin 2018 ka qenë vetëm 8 milionë funte), kjo është një marrëveshje që nuk duket shumë e rëndësishme për Britaninë. Por, poenta është se britanikët kanë filluar të veprojnë në këtë drejtim që nga viti 2018.

Në mënyrë ironike, ngritja e çmimeve dhe ndryshimet me efekt negativ më së shumti do t’ua vështirësojnë jetën mu atyre që kanë votuar për largim. Si zakonisht, ngritja e çmimeve dhe rënia e ekonomisë i godet shtresat që janë në pozita jo të favorshme ekonomike. Pritet edhe rënia e nivelit të punësimit, pasi që largimi krijon pasiguri në treg dhe disa kompani të mëdha janë larguar e disa presin të largohen nga trualli britanik. Shtimi i papunësisë nënkupton ndalimin e ardhjes së të huajve dhe mu ky është qëllimi i atyre që kanë votuar për largim ose për Brexit. Me fjalë tjera, këta votues, me ose pa vetëdije, kanë sakrifikuar, duke e pranuar rrezikun e ardhmërisë së tyre, me qëllim që të ndalet ardhja e të huajve.

Brexit-in e ka përshëndetur me gëzim Donald Trump-i, presidenti i SHBA-ve. Qëndrimi i tij negativ ndaj ekonomisë dhe politikës së Bashkimit Evropian është i njohur dhe kjo është arsyeja që ai i ka premtuar Boris Johnson-it lehtësime në arritjen e një marrëveshje të favorshme ekonomike në mes dy palëve. Marrëdhënia ekonomike dhe tregtare e Britanisë me SHBA-të është e rëndësishme për shkak se ky shtet është menjëherë pas Gjermanisë në volumin dhe vlerën e shkëmbimit tregtar. Trump-i dhe Johnson-i kanë ngjashmëri të shumta në karakteret e tyre. Këtë e vërteton edhe retorika e tyre. Në politikën e jashtme britanikët dhe amerikanët gjithmonë kanë kultivuar një marrëdhënie të veçantë (Special Relationship) e cila tashti ka gjasa të ofrohet edhe më shumë. Por, kjo do të ndodhë përkundër dëshirë së shumë britanikëve, pasi që Britania e Madhe ka filluar të përngjajë në një Amerikë në miniaturë. Frika nga kjo ngjashmëri qëndron në faktin se në Britani ka gjasa të zhduket një pjesë e konsiderueshme e kujdesit social dhe shëndetësor, me të cilën Britania është mburrur. Tashti ekziston frika se konservatorët do ta ndjekin shembullin amerikan dhe shumë shërbime që ofrohen falas do të kalojnë në pronësi private. Me këtë një pjese të madhe të qytetarëve do t’u kufizohet ose stopohet qasja në këto shërbime. Kjo do të shënojë fundin e shtetit social britanik.

BREXIT-i do të shkaktojë edhe probleme të brendshme politike me tendenca serioze të destabilizimit të vendit. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar Partia Nacionale Skoceze. Skocezët në këto zgjedhje kanë votuar në mënyrë dominuese për këtë parti, duke e ndryshuar pamjen e hartës politike të këtij vendi, në të cilin konservatorët dhe laburistët kanë pësuar debakël të plotë. Udhëheqësja e kësaj partie, Nicola Sturgeon, ka paralajmëruar se skocezët janë në favor të qëndrimit në Bashkimit Evropian dhe se më nuk do të qëndrojnë si pjesë e Britanisë, e cila do të dalë nga aty. Si përgjigje, Boris Johnson-i ka bërë me dije se nuk do ta lejojë organizimin e referendumit të Skocisë, ku do të vendosej për largim. Çka do që ndodhë, vetëm ekzistimi i kësaj retorike është shenjë se kundërshtimet mund të shpijnë në një krizë politike ndërmjet Londrës dhe Edinburgut.

Britania e Madhe jashtë Bashkimit Evropian dhe pa Skocinë nuk do të jetë më fuqia e njëjtë politike, ekonomike dhe ushtarake. Në realitet, largimi i Skocisë shkakton shpërbërjen e bashkësisë shtetërore ekzistuese. Në këtë rast do të shfuqizohej “Act of Union 1707”, që është një marrëveshje dhe ligj që e rregullon bashkimin ndërmjet Anglisë dhe Skocisë, që në fakt paraqet krijimin e Britanisë së Madhe. Kufiri mes Irlandës Veriore, pra pjesës britanike, dhe Republikës së Irlandës, po ashtu është pikë që shkakton probleme. Largimi i Britanisë ka domethënie edhe për vendet e Ballkanit, ku jetojnë shqiptarët. E shqiptarët, sidomos Kosova, në Bashkimin Evropian do të mbetet pa mikun kryesor ose pa aleatin më të fuqishëm politik.

Sipas çfarëdo analize, BREXIT-i është një veprim i palogjikshëm, që e ka prodhuar populizmi, i cili ka rrezik se përfundon me dobësimin ose defaktorizimin Britanisë së Madhe, fuqisë kryesore ushtarake, politike dhe ekonomike evropiane.

Post Views: 72
Previous Post

Hapet fabrika që do të nxjerrë oksigjen nga pluhuri i Hënës!

Next Post

Dalin pamjet e rralla me ngjyra/ Tmerri në kampin famëkeq nazist, ku vdiqën mbi 1 milion njerëz

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

Dalin pamjet e rralla me ngjyra/ Tmerri në kampin famëkeq nazist, ku vdiqën mbi 1 milion njerëz

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.