Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur se vëllazërimi i Serbisë me Rusinë nuk mund të shkatërrohet asnjëherë, por se interesi politik i shtetit serb është Bashkimi Evropian.
Daçiç tha se anëtarësimi i Serbisë në BE do ti sjellë asaj të ardhura të mëdha.
“Sa ka të ardhura për kokë banori Serbia, sa do të kishte po u bë anëtare e BE-së dhe sa duhet të fitojë nga buxheti i BE-së? Serbia ka interes të jetë anëtar deri sa të bëhet vend i zhvilluar i BE-së sepse do të fitonte para pa kthim”,ka vlerësuar Daçic, kyetar i Partisë Socialiste të Serbisë.
Ivica Daçiç tha se edhe Rusia nuk e ka problem anëtarësimin e Serbisë në BE, për shkak se shteti serb nuk mund të jetë anëtare e Lidhjes së Euroazisë për shkaqe gjeografike.
Ministri serb theksoi se Serbia nuk do të hynte kurrë në BE, nëse BE-ja do ti kërkonte njohje të Kosovës.















