Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka thënë sot se Serbia respekton të drejtat e minoritetit shqiptar, por në shkolla nuk mund përdoren librat nga Kosova ose Shqipëria në të cilat shkruan se Kosova është e pavarur.
“Ju doni që librat nga Kosova ose nga Shqipëria të përdoren në Serbi, që në Serbi të mësohet se Kosova është e pavarur, se Deçani është pjesë e një dinastie tuaj. Kjo nuk do të ndodhë, mund të thirreni në çka dhe në kë të doni”, ka thënë Daçiç.
Zëvendëskryeministri i Serbisë i tha këto fjalë duke iu përgjigjur deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës Riza Halimi, i cili, njofton tanjug, gjatë debatit për buxhetin për vitin e ardhshëm, foli për të drejtat e shqiptarëve në Luginë për të cilat tha se nuk respektohen, shkruan ‘Koha.net’.
“Populli serb në Shqipëri do të ishte shumë i lumtur sikur të kishte edhe 10 herë më pak të drejta se sa që ju keni këtu, ata nuk mund të kthejnë mbiemrat e ndryshuar, kanë problem me organizimin e tyre, nuk kanë këshill kombëtar, për çfarë flisni. Po flisni për arsimimin në gjuhën shqipe në Serbi, kjo ënjtë utopi për popullin serb në Shqipëri”, i ka thënë Daçiç – Halimit, natyrisht pa përmendur të drejtat e serbëve në Kosovë dhe pa dashur të bëjë krahasimin e tyre me pozitën e shqiptarëve në Serbi.
Në terminalin doganor të Preshevës prej 4 muajsh po mbahen të bllokuar nga pushteti serb qindra mijëra libra mësimi për nxënësit e shkollave fillore e të mesme që Ministria Shqiptare e Arsimit i kishte dhënë donacion për nxënës të Luginës.
















