Drejtori i Komunikimit të kryeministrisë, Endri Fuga ka reaguar ndaj akuzave që ka bërë ish zëdhënësi i Pentagonit, J. D Gordon i cili është shprehur se kryeministri Rama është i korruptuar.
Ky reagim ka ardhur pas mosdakordësisë që ka shprehur kryeministri Rama lidhur me ato për çfarë Trump ka thënë për muslimanët dhe jo vetëm.
Kësaj deklarate të J. D Gordon, Fuga i është përgjigjur me ironi: “Ç’reagim qesharak i trumpistit! Edi Rama me korrupsionin ka po aq lidhje sa ka Trumpi me të vërtetën kur flet për muslimanët.” , shkruanai në Twitter.
















