Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, në Indonezi, që vendos paralele midis shtetit të Kosovës dhe organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS).
“Urrejtje, e turpshme, e pandershme, e pasaktë dhe komente nxitëse nga ana e Presidentit serb në Daka”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.
“Vetëm mund ta imagjinoj zemërimin që do të shkaktohej nëse liderët kosovarë do të deklaronin diçka që është jo vetëm e pasaktë dhe nxitëse, por edhe shkelje e drejtpërdrejtë e frymës së dialogut në rajon. A është duke i kushtuar dikush vëmendje se çka po thotë ky vend kandidat për BE”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social Facebook.
Çitaku e ka dhënë citatin e deklaratës së Nikoliqit ku ka thënë se njohja e sovranitetit të Kosovës mund ta nxisë ISIS-in ta shpall veten shtet, i cili do të përbëjë një problem botëror dhe theksuar se “kjo nuk është hera e parë që zyrtarët serbë e krahasojnë Kosovën me ISIS-in”
















