Azem Syla, i dyshuar për krim të organizuar dhe shpërlarje parash, i kërkuar nga Policia e Kosovës, nuk është dorëzuar ende tek autoritetet, por nga arratia ka kumtuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Syla, nëpërmjet një deklarate dërguar përmes postës elektronike portalit “Lajmi.net”, ka bërë të ditur se jep dorëheqje nga të gjitha përgjegjësitë institucionale, për t’i dhënë, siç është shprehur, ”hapësirë dhe mundesi drejtesisëtë punojë pa ndikime”.
Në deklaratën e tij, adresuar qytetarëve të Republikës së Kosovës, Azem Syla shkruan:
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës
Nga sot ofroj dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë instutucionale, nga të qenurit deputet i Kuvendit të Republikës së Kosvës.
Hetimi i filluar ndaj meje është i padrejtë, por unë dëshiroj t’i jap hapësirë dhe mundesi drejtesisë të punojë pa ndikime.
Me respekt
Azem Syla”















