Në librin e fakteve, të publikuar nga CIA, thuhet se Kosova dhe Maqedonia e kanë përfunduar demarkacionin e kufirit të tyre në shtator të 2008-s, por është theksuar problemi i demarkacionit të Serbisë me Kosovën.
CIA ka konsideruar se Maqedonia ka vetëm një çështje të hapur politike, por shumë të rëndësishme për të ardhmen e saj, atë të emrit me Greqinë duke mos i konsideruar si problem serioz çështjet tjera me vendet fqinje dhe raportet mes bashkësive brenda shtetit.
Raporti flet edhe për demarkacionin me Kosovën.
“Kosova dhe Maqedonia e kanë përfunduar demarkacionin e kufirit të tyre në shtator të 2008-s. Greqia vazhdon të refuzojë pranimin e emrit Maqedoni ose Republika e Maqedonisë”, thuhet në librin e fakteve të publikuar nga CIA, transmeton Koha.net.
Kur flet për Serbinë është theksuar problemi me Kosovën dhe pjesët kontestuese të kufirit me Bosnjë dhe Hercegovinën përgjatë lumit Drina.
Në drejtim të asaj se çështjet e hapura për zgjidhjen e të cilave insistojnë fqinjët e Maqedonisë janë të imponuara dhe ajo që në këtë dokument, i cili i përfshin edhe problemet më banale mes dy vendeve, aspak nuk përmendet asnjë problem me Shqipërinë, e cila ndër të parat ka pranuar Pavarësinë e Maqedonisë, lejon udhëtimin me letërnjoftime (e dyanshme), por ende i drejtohet me referencën Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, pikërisht për shkak të problemit ekzistues me Greqinë.
Nga fqinjët, sipas të dhënave të publikuara nga CIA, nuk është regjistruar asnjë problem bilateral për Shqipërinë dhe Bullgarinë.
Çështja e emrit të Republikës së Maqedonisë nuk është ndërkaq kontesti i vetëm i Greqisë. Këtu qëndrojnë edhe çështja e Qipros si dhe kontestet e tjera që i ka Greqia me Turqinë, si përcaktimi i pjesës kontinentale në perëndim të ishujve grek në Egje.














