Mis Britania e Madhe tani është një ndër femrat më të dëshiruara në ishull. Por e kaluara nuk ka qenë aspak kështu. Dikur ajo vihej në lojë për shkak të peshës së saj, madje vuante shumë. Talljet kanë nisur që kur ishte në shkollë, në klube nate, e madje edhe i dashuri i saj e la, edhe pse ky i fundit ishte me më shumë peshë se sa ajo.
Por tani, të gjitha këto kujtime të hidhura janë pjesë e së shkuarës. Falë përpjekjeve, ajo ra nga pesha 50 kilogramë dhe u kthye në një femër mjaft të bukur, fituese e konkursit të bukurisë Mis Britania e Madhe, e mjaft e dëshiruar.
Jenifer Atkin kujton se kur një anëtare e jurisë u afrua me koronën që ajo aq shuam e dëshironte, nuk po u besonte syve, e madje e pyeti: Unë, a jeni të sigurt?”
Tani 26 vjeçarja, pavarësisht famës nuk e shikon veten si supermodele, por si një shembull për njerëzit e tjerë.




















