Në një status në Facebook Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pasditen e sotme se është i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Rama pirtet të flasë rreth rezultateve të deri tanishme të qeverisë së tij. Nga ana tjetër opinioni publik pret një sqarim më të detajuar për atë që ndodhi në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, por në veçanti pritet një analizë për dekriminalizimin dhe vullnetin që ka qeveria për Reformën në Drejtësi.
Rama përballë Fevziut si në një “derbi televiziv”, këtë mbrëmje për të folur për reformat dhe për vizionin e tij premtues.
Çfarë ka për t’i thënë Rama Fevziut për qeverisjen e tij në këto 2 vjet e gjysmë dhe për kryesimin e socialistëve prej 11 vjetësh ?!
















