• Latest
  • Trending
  • All

Alibia qesharake e referendumit

10/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Alibia qesharake e referendumit

10/03/2016
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Kam parë nga dje deri më sot me dhjetra socialistë besnikë dhe idhtarë të flaktë të kryetarit, të ngazëlleheshin, që më së fundi Edi Rama u hoqi nga supet peshën e rëndë të mbrojtjes së diçkaje absurde.

Gjatë gjithë kësaj kohe ndoshta qenë ndjerë keq që i duhej të arsyetonin publikisht, faktin se një parti nuk ka nevojë për zgjedhje, se lideri nuk duhet shqetësuar me vogëlsira, se ai ka merakun e madh që të reformojë vendin, se për të nuk ka konkurentë të denjë, se po bezdiset nga arrivistë që nuk i vënë dot fre ambicies së tyre.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Ndoshta shpesh herë janë ndjerë të përdorur dhe qesharakë, sepse thellë thellë e dinin se qenë të detyruar të mbronin të pambrojtshmen, duke u shndërruar në dordolecë në sytë e publikut.
Ndaj dhe e kuptoj më mirë sot, ofshamën e tyre të lehtësuar, kur në mbledhjen e fundit të asamblesë, Edi Rama pranoi se e ka shkelur statutin e PS-së, duke i hedhur njëkohësisht edhe karemin tjetër, atë të një referendumi të të gjithë antarësisë, për vazhdimin e mandatit të tij.
“A kështu po, kjo është zgjidhja”, kanë brohoritur shumë prej tyre, me devocionin e idiotëve të dobishëm që mund të përtypin gjithçka për ti shërbyer kauzës. Natyrisht pa e futur trurin në punë.
Tani ata e kanë në dorë justifikimin e ri.
Hë, ç’doni më tepër, ku ka parti shqiptare që lideri të bëjë “mea coulpa” se ka shkelur statutin? A donit votime? Ku ka votim me legjitimitet më të madh sesa ai që buron nga anëtarësia?
Këto janë argumentat e lehtësimi të tyre.
Por, në fakt, ato janë po aq idiote dhe qesharake sa edhe të parat. Ja sepse.
Së pari ajo që u tha në asamblenë e së mërkurës nuk ishte veçse një bllof. Një deklaratë e Ramës e cila as nuk u votua dhe për të cilën në fund të mbledhjes nuk u mor as vendim. Nuk dihet se kur ky referendum do të bëhet, nëse për të ka vërtet vullnet, apo është një manovër më shumë për të fituar kohë dhe hedhur hi syve publikut.
Por, edhe sikur kjo të ndodhte, pyetjet që ngrihen janë disa: po kur janë të gatshëm të fusin partinë në të gjithë këte aventurë, pse nuk zhvillojnë garën reale? A e mohuan atë në emër të kursimit të energjive për reformat qeverisëse? Pse referendumi nuk harxhoka energji dhe gara po? Po nëse bëhet referendumi, kush do ti numërojë votat, pasi ai është ndyshe nga përballja, ku gjithsekushi ka komisionerët e tij? Po nëse organizohet, pse një shumice i lindka e drejta të pranojë thyerjen e rregullit në emër të sanksionimit te një kryetari të përjetshëm, i cili i shmanget konkurimit? Po nëse nese Edi Ramës i lind ideja që të bëjë një referendum për shtyrjen edhe disa vite të zgjedhjeve, sepse qeveria do duhet të mbarojë reformat dhe të korrë frytet e koncesioneve, a do të qe ky një argument i pranueshëm?
Mund të gjenden edhe dhjetra pikëpyetje të tjera për të shndërruar në qesharake idenë e papritur të referendumit.
Por një gjë e tillë është e panevojshme. Sepse ky propozim nuk duhet marrë seriozisht. Ai është pjesë e vazhdës së një sërë absurditetesh (nuk bëjmë garë se s’duhet të harxhojmë kohën e reformave, do zbatojmë statutin e laburistëve, do bëjmë rregulla të reja me fuqi prapavepruese, do ti’a lëmë këtë punë kongresit) që në fakt tregojnë një gjë: të vërtetën e thjeshtë se Edi Rama nuk do garë. Nuk do konkurim dhe përballje.
Ai nuk ka hallin nëse humbet apo fiton. Kjo gjë tashmë dihet nga ta gjithë. Por, ai nuk duron dot rivalin kushdo qoftë. Nuk duron dot mbështetësit e tij (sado të pakët në numër), që ta kundërshtojnë edhe brenda partisë.
Ai do hosana dhe venerim, nuk do pakica kundërshtare apo fraksion.
Prandaj ai është i gatshëm të shpikë gjithfarëlloj piruetash, vetëm për të penguar gjënë më të thjeshtë dhe më të ndershme: konkurimin me rival përballë.
Pikërisht sepse nuk e honeps dot këtë, ai u hodhi dje mbështetësve të tij karemin e referendumit.
Dhe ata, me shpresën e atij që do të lajë një turp, pa vrarë mendjen se po bën një tjetër, u hodhën me kokë për ta përqafuar idenë e re. Ndaj shumë prej tyre i pashë sot të ngazëllyer, pa më të voglën drojë se tallja e radhës së liderit të tyre, do ti bënte edhe më palaço në sytë e publikut.
Previous Post

Çfarë ka për t’i thënë këtë radhë Rama Fevziut në “derbin televiziv” në studion e “Opinion” ?

Next Post

Rasti “Ansar”, Taulant Balla fiton gjyqin me Argita Berishën

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rasti “Ansar”, Taulant Balla fiton gjyqin me Argita Berishën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.