Ka qenë viti 1989″>1989, kur Ibrahim Rugova dhe aktori i madh shqiptar, Bekim Femhiu ishin ulur në ëmbëltoren “Elida” në kompleksin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Aktori ka qenë bashkë me disa miq të tij dhe Rugova në një tjetër tavolinë.
Në një moment, Fehmiu është çuar në këmbë dhe i është drejtuar Rugovës me këto fjalë ” “Të admiroj për guximin intelektual dhe për këllqet e tua deri në fund të këmbëve”.
Kaq fjalë janë thënë mes dy personaliteteve të mëdha shqiptare, njëri i kinematografisë dhe tjetri i politikës.
Lidhur me këtë takim ka shkruar edhe analisti Halil Matoshi.















