Update- Byroja e Kuvendit të Shqipërisë vendosi sot masa ndaj deputetëve të përfshirë në incidentin e djeshëm në Kuvend. Për deputetin Arben Ndoka byroja vendosi përjashtim nga punimet e Kuvendit për shtatë ditë ndërsa për deputetin Pjerin Ndreu u vendos tre ditë përjashtim.
Ndërsa deputeti demokrat Gent Strazimiri shpëtoi me vetëm një tërheqje vërejtjeje.
15:55- Byroja e Kuvendit të Shqipërisë mblidhet pasditen e sotme për të shqyrtuar incidentin e ndodhur në seancën e djeshme parlamentare ku deputeti demokrat Gent Strazimiri dhe dy depytetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu janë përfshirë në një përplasje verbale dhe fizike.
Byroja e Kuvendit është organ kolegjial që ndjek dhe vendos për çështjet administrative dhe funksionimin e brendshëm të Kuvendit.
















