Armata Kombëtare Shqiptare ka deklaruar se ka analizuar të gjithë situatën në Maqedoni dhe se ka vendosur disa pika veprimi.
“1. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, Gjeneral Arbër KORABI, të mobilizojë Divizionin “Tahir SINANI” të AKSH.
2. Drejtori i Drejtorisë Qendrore të SKSH-së, Prof. Dr. (Kolonel) Çlirim PRESHEVA, të mobilizojë të gjitha strukturat inteligjente të Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH).
3. Të gjitha strukturat e AKSH-SKSH-së, dhe në veçanti “TAHIR SINANI” i AKSH-së, të veprojnë konform Rregullores së Brendshme të AKSH-së”, thuhet në kumtesën e tyre.
Siç thuhet në deklaratë, kumtesa është nënshkruar nga zëdhënësi politik i AKSH-së, kolonel Petrit Dibra.















