Rajoni i Ballkanit dhe ai i vendeve Baltike konsiderohen si më të kërcënuarat në Europë, për shkak të afërsisë gjeografike me rajonet e trazuara, por edhe për shkak të specifikave të tjera historike, ekonomike dhe sociale. Dy kërcënimet më të mëdha, me të cilat përballet sot bota, ai nga Rusia pas aneksimit të Krimesë dhe ai nga Shteti Islamik, kanë bashkuar në një tryezë vendet e Ballkanit dhe ato Baltike nën prezencën dhe iniciativën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Nju Jork, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Si vendet e A5, ashtu edhe vendet e G3 janë sot përballë sfidave të njëjta, me të cilat përballet edhe familja jonë euro-atlantike. Nga Lindja, për shkak të situatës së tensionuar në Ukrainë, pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë, si dhe sfida që vjen nga Juglindja e Europës, duke nisur me të ashtuquajturin Shtet Islamik në Lindjen e Mesme, dhe me sfidën e madhe të përbashkët për shkurajimin e luftëtarëve të huaj, një sfidë që është globale, me të cilën janë prekur të gjitha vendet tona”, u shpreh ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Në tryezë u rikonfirmua qëndrimi pro i Shqipërisë, por edhe vëmendja e spikatur e SHBA-ve për anëtarësimin e shpejtë në NATO të Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Gjeorgjisë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















