“Bëmë fjalë që në mëngjes. Ne jetonim të kushte të vështira ekonomike dhe Fizja filloi të bërtiste e të bënte fjalë. Pasdite ndodhi po e njëjta gjë. Në ato momente ishim te shtëpia e vëllait. Ne jetojmë në të njëjtin oborr, vetëm shtëpinë e kemi të ndarë”, ka thënë ai. Përsa i përket konfliktit mes tyre, Kasem Lila nuk ka dhënë një dëshmi konkrete, pasi e ka cilësuar debatin si diçka të çastit dhe pa ndonjë arsye.
“Nuk e di as vetë se si ndodhi më tej. Ishim duke debatuar edhe me vëllain tim. Unë e dija që ai kishte një çifte në shtëpi. E dija ku e mbante. Dija që e kishte edhe me leje. Kam shkuar atje menjëherë dhe e kam marrë. E drejtova nga gruaja ime, por jo se doja ta vrisja. Doja vetëm ta trembja. Por ja që e bëra. Kam edhe një djalë që ndodhet në Itali. Nuk e di se si do t’i dal përpara tani”, ka deklaruar më tej ai.






















