Analisti politik Kastriot Bujupi ka thënë se Kosova është në prag të ndërhyrjes ndërkombëtare për tejkalimin e ngërçit politik që është krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Bujupi ka deklaruar se emri i kryeministrit të ri të vendit mund të dalë nga zarfi.
“Unë e shoh situatën në prag të një intervenimi ose një zarfi të ri. Kjo nuk do të ishte e mirë”, ka thënë Bujupi.
Sipas tij zgjidhja e vetme e këtij ngërçi politik është formimi i një qeverie teknike.














