Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, në vizitën e tij të 24 marsit në Tiranë solli edhe një përgjigje për qeverinë. Bashkimi Europian e kishte refuzuar kërkesën e kryeministrit Rama për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Komisioneri Hahn ia kishte komunikuar këtë Ramës pak minuta përpara konferencës së përbashkët për shtyp që ata mbajtën pas takimit të dialogut të nivelit të lartë, shkruan gazeta Shqip. Përgjigjja negative argumentohej me faktin se Shqipëria nuk i kishte përmbushur detyrimet e saj. Duket se shprehja e kryeministrit Rama se “Europa ka nevojë për Ballkanin aq sa Ballkani ka nevojë për Europën” nuk kishte qenë bindëse për zyrtarët në Bruksel. Shqipëria nuk i kishte plotësuar prioritet kyçe dhe ka ende punë për të bërë në reformën e administratës publike, atë në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsonit dhe krimit të organizuar. Mungesa e bashkëpunimit politik mes palëve është një tjetër tregues për Brukselin që Shqipëria nuk është gati për të hapur negociatat për anëtarësim. Zgjedhjet lokale pritet të jenë gjithashtu një test i rëndësishëm për këtë hap, ndonëse nuk janë kusht i shkruar në listën e prioriteteve. Shqipëria shpreson të marrë një përgjigje pozitive në shtator dhe realizimi i zgjedhjeve me standarde do të reflektojë edhe në raportin që Komisioni Europian do të hartojë për vendin dhe në vendimin për çeljen ose jo të negociatave.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















