Vetëm një ditë pas shpalljes së vendimit për të dalë nga BE , Britanikët , që panë sot vetëm majën e ajsbergut të pasojave të daljes nga unioni kanë kërkuar përsëritjen e referendum.
Mbështetësit e qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian refuzojnë të pranojnë rezultatin e referendumit dhe kërkojnë mbajtjen e një tjetër referendumi të dytë.
Faqja zyrtare e internetit të Parlamentit britanik ka publikuar nismën për të votuar sërish për të dalë apo jo nga BE, peticion ky i ndërmarrë nga Oliver Healey.
Menjëherë pas publikimit dhe shpërndarjes nëpër rrjetet sociale, fluksi i personave që nisën të nënshkruajnë këtë peticion ishte aq i madh sa faqja e Parlamentit doli jashtë funksionit disa herë.
Për tu shqyrtuar nga Parlamenti , peticioni duhet të kalojë 100 mijë nënshkrues, shifër që tashmë është tejkaluar nga rasti në fjalë.
Kjo kërkesë është bazuar në rregullin që thotë se nëse vota pro apo kundër Bashkimit Europian është nën 60 për qind dhe pjesëmarrja është nën 75 për qind, atëherë duhet të mbahet një referendum i dytë.















