• Latest
  • Trending
  • All

Britania kundër krijimit të ushtrisë evropiane

28/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Britania kundër krijimit të ushtrisë evropiane

28/09/2016
in Aktualitet, Lajme
Deklarimet e zyrtarëve britanik erdhën në kohën kur ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të BE-së diskutuan të martën në Bratisllavë, në një takim joformal, zbatimin e strategjisë globale të BE-së në fushën e mbrojtjes, transmeton rel.

Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të BE-së duan që ta përgatisin strategjinë e mbrojtjes deri në muajin nëntor, në mënyrë që në dhjetor, Këshilli Evropian të mund ta diskutojë atë.

Por, ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Micheal Fallon, ka thënë se vendi i tij kundërshton çdo ide për formimin e një ushtrie të Bashkimit Evropian.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Ne do të kundërshtojmë çdo ide për krijimin e një ushtrie të Bashkimit Evropian apo të krijimit të një shtabi të ushtrisë së BE-së. Kjo gjë do të minonte NATO-n”, ka deklaruar Fallon, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Britania ka të drejta të plota të votimit, derisa formalisht të dalë nga Bashkimi Evropian. Fallon tha se Suedia, Norvegjia, Polonia, Lituania dhe Latvia gjithashtu kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me propozimin e Gjermanisë dhe Francës.

Por, pretendimet për krijimin e një ushtrie janë mohuar nga zyrtarët e lartë të BE-së dhe NATO-s.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, tha se në takimin jo formal të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së, në Bratisllavë, “bisedat për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes nuk çojnë drejt krijimit të ushtrisë evropiane”.

“Gjatë diskutimit tre orësh në këtë çështje unë nuk kam dëgjuar asnjëherë fjalën bllokim apo fjalën ushtri”, ka deklaruar Mogherini.

“Një Evropë e mbrojtur më mirë e bën NATO-n më të fortë dhe ne po punojmë në këtë drejtim”, ka deklaruar ajo.

Diplomatët evropianë kanë thënë se shtabi ushtarak ishte një aspekt i strategjisë për të cilën do të diskutojnë në dhjetor liderët e BE-së.

Sipas këtij propozimi, do të rriten shpenzimet për misione ushtarake, gjithashtu do të zhvillohen asetet e përbashkëta, si helikopterët dhe dronët, do të zgjerohen misionet paqeruajtëse dhe do të punohet më shumë për luftimin e sulmeve kibernetike që sponsporizohen nga shtetet.

“Synimi nuk është të krijohet ushtria evropiane, por shfrytëzimi i instrumenteve dhe hapësirës të cilat i kemi, siç kemi grupet luftarake dhe opsionet që ende nuk kanë nisur të shfrytëzohen”, tha Mogherini.

Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke iu përgjigjur komenteve të ministrit britanik Fallon, ka thënë plani i BE-së për të forcuar bashkëpunimin e mbrojtjes, pas daljes së Britanisë nga blloku nuk do të minojë NATO-n.

“Nuk ka kontradikta në mes të mbrojtjes më të fortë të Evropës dhe NATO-s së fortë. Në fakt këto të dyja do të forconin njëra-tjetrën”, tha Stoltenberg para takimit në Bratisllavë të Sllovakisë, njofton AFP.

“E rëndësishme është që të shmanget dyfishimi”, tha tutje Stoltenberg.

Shefi i NATO-s ka shtuar se qeveritë e BE-së duhet të shpenzojnë më shumë sa i përket mbrojtjes. Me Britaninë jashtë BE-së, 80 për qind e shpenzimeve të NATO-s do të sigurohen nga vendet që nuk janë në BE, edhe pse shumica e anëtarëve të Bllokut janë pjesë e aleancës, tha Stoltenberg.

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen dhe homologu i saj francez Jean-Yves Le Drain kanë deklaruar se nuk kanë plane që të krijojnë një ushtri evropiane.

“Ky nuk është hap drejt krijimit të ushtrisë evropiane, por është e kundërta”, tha ministrja von der Leyen. “Kjo ka të bëjë me ndërlidhjen e pikave të forta të vendeve të ndryshme evropiane, në mënyrë që të jenë të gatshme të reagojnë shpejt”, u shpreh ajo, raporton Reuters.

Ky “bashkim në mbrojtje” ka mbështetjen në Francë dhe Gjermani. Ndërkaq, Çekia muajin e kaluar ka kërkuar që të krijohet një ushtri evropiane.

Ndërkohë, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, shumë herë ka tërhequr vërejtjen se “Sllovakia do të refuzojë fuqishëm ushtrinë evropiane nëse ajo do të përbënte”, siç thotë, “një vringëllimë me armë për t’u frikësuar Rusia”.

Lidhur me idenë e “bashkimit në mbrojtje” të vendeve të BE-së skeptike janë edhe vendet baltike.

Tags: albanianAssociated Pressnato
Previous Post

Vetëm 24 deputetë kanë bërë pyetje parlamentare në vitin 2016

Next Post

Haradinaj nuk komenton deklaratën e Kurtit për luftë të mundshme

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Haradinaj nuk komenton deklaratën e Kurtit për luftë të mundshme

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.