• Latest
  • Trending
  • All

Britania dhe çështja shqiptare

10/06/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Britania dhe çështja shqiptare

10/06/2021
in Aktualitet

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Daut Dauti
Sot është Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit ndërsa pas dy ditësh shënohet përvjetori i Kongresit të Berlinit. Më poshtë keni një pjesë nga kapitulli II i librit tim ‘Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Otomane’.
Kjo pjesë ka të bëjë me reflektimin e Lidhjes së Prizrenit dhe Kongresit të Berlinit në diplomacinë, politikën dhe opinionin britanik:
… Edhe pse Disraeli dhe Gladstone kishin ndarë mendjen dhe kishin marrë pozitë ndaj rastit të shqiptarëve, procesi vendim-marrës në Londër varej nga informatat që vinin nga terreni. Ky komunikim qarkullonte në trekëndësh: Londër, Stamboll dhe Shkodër. Kohë pas kohe dhe, varësisht sipas situatës dhe rrethanave në Shqipëri dhe në vendet fqinje, dërgoheshin diplomatë tjerë dhe konsuj britanikë apo edhe misione ushtarake ad hoc si pjesë e këtij procesi.
Raportime të ndryshme që u dërguan nga ambasadorët Layard, Goschen dhe Fitzmaurice nga Stambolli, krijuan një ndikim në Londër. Ata e kuptuan veçantinë e situatës së shqiptarëve dhe kërkuan nga eprorët e tyre në Londër që të gjenin zgjidhje përkatëse. Në disa raste këta ushtruan influencë të konsiderueshme. P.sh. është shumë e mundshme që Fitzmaurice dhe Goschen ishin ata që e bindën Gladstonein se një pjesë e Epirit, së bashku me Janinën që ishte si qendër, të mos i jepej Greqisë. Deri në një masë kjo ishte pozita që e mbante Disraeli, i cili, edhe pse e kuptonte situatën, raportimet e Layardit i ndihmuan në situata të veçanta kur kishte të bënte me Fuqitë e Mëdha. Në vitin 1881 iniciativa e Goschenit dhe Fitzmauriceit, që kërkonte krijimin e një Shqipëria autonome ose të pavarur, u venit. Arsyeja e braktisjes së kësaj iniciative nuk ishte ditur për një kohë të gjatë. Edith Durham, për të cilën do të diskutojmë më vonë, disa dekada më vonë e zbuloi arsyen. Durham ishte shoqëruar me Lord Fitzmauricein, i cili e kishte vazhduar interesimin e tij për Shqipërinë edhe pas kryerjes së funksionit zyrtar. Në një ligjëratë që Durham mbajti në shkurt të vitit 1941 në Royal Institution of Great Britain, i tregoi audiencës se Evropa e kishte trajtuar Shqipërinë me paragjykime për shkak të religjionit.
Lordi Fitzmaurice ishte liberal, por në çështjen e Shqipërisë ai nuk u pajtua me Gladstonein dhe shumicën e anëtarëve të partisë së tij. Fitzmaurice bëri me dije se animi religjioz ishte shkaku që e pengoi çështjen shqiptare që të merrte simpati në opinionin britanik. Ai vlerësonte se si pasojë e kësaj, opinioni britanik nuk i bënte presion qeverisë që të adoptonte politika në dobi të shqiptarëve.
Situata ishte ndryshe me përfaqësuesit diplomatikë dhe konsullorë që shërbenin në territorin e Shqipërisë. Kirby Green në Shkodër dhe St. John në Prizren, duke pasur status më të ulët, patën ndikim më të vogël në Londër. Ata nuk shprehën simpati për shqiptarët dhe kauzën e tyre kombëtare. Në raportimet e tyre ata shpesh krijonin konfuzion, duke i quajtur shqiptarët si arnautë, myslimanë, madje edhe turq.
Kirby Green kishte rënë nën influencën e konsullit austro-hungarez, Lipichit, i cili ishte me origjinë sllave dhe i favorizonte malazezët dhe serbët. Shqiptarët ishin në dijeni të këtij fakti dhe nuk kishin shumë respekt për te. Ishte e ditur publikisht që Greenit nuk i pëlqenin shqiptarët dhe qëndrimi i tyre luftarak. Detyra e tij ishte që t’i bindte shqiptarët që të heqin dorë nga ideja që kishin për autonomi apo pavarësi. Më tutje, konsulli duhej t’i dekurajonte shqiptarët nga veprimet luftarake kundër Portës dhe malazezëve dhe që t’ju nënshtroheshin vendimeve dhe urdhrave të Fuqive të Mëdha. Kur Lidhja Shqiptare qe themeluar, ai e vlerësoi këtë organizatë si tërësisht myslimane dhe fanatike dhe nuk e ndërroi mendjen edhe kur e mori vesh se në te anëtarësoheshin me numër të madh edhe shqiptarët katolikë. Kur një gazetar britanik e pyeti për qendrën politike dhe karakteristikat themelore të Lidhjes, Green u përgjigj:
‘Prizreni, më lejo të të tregoj, selia e Lidhjes Shqiptare, një organizatë e myslimanëve më fanatikë në këtë vend, qëllimi i të cilëve është që t’i rezistojnë me fuqinë e armëve depërtimit të Austrisë dhe kërkesave malazeze’.
Kirby Green ishte, po ashtu i bindur se Lidhja paraqiste krijesë otomane dhe mezi e ndërroi mendjen kur shqiptarët e kundërshtuan Portën ushtarakisht. Diplomatët britanikë në Stamboll nuk ishin gjithmonë të kënaqur me punën e Greenit në Shqipëri dhe Mal të Zi. Me 18 prill 1880, Count Corti i kishte thënë Layardit se do të ankohej te Qeveria britanike për shkak se Kirby Green, në mënyrë të panevojshme, i kishte penguar negociatat për kufirin. Sipas fjalëve të Layardit, ‘Green e kishte ndarë mendjen që nga fillimi se ndërrimi i territoreve nuk mund të bëhej dhe nuk është vërejtur se ka barë ndonjë gjë për ta promovuar.’
Green e bindi Londrën që ta pranonte planin e aneksimit të Ulqinit që njihej edhe me emrin Marrëveshja e Ulqinit, për të cilën gjë e mori edhe përkrahjen e kolegut të tij austro–hungarez, Lipichit. Megjithatë, Green nuk i shihte shqiptarët të organizuar si komb dhe kurrë nuk u pajtua që veprimet e tyre ishin rezultat i nacionalizmit. Green i kishte shprehur disa herë mendimet e tija për këtë çështje. Gjatë kohës kur përgatitej marrëveshja për Ulqinin, Dervish Pasha e qarkullonte një raport në Shkodër që thoshte se Green qëndronte pas trazirave që i shkaktonin shqiptarët. Në atë kohë Green ishtë në Mal të Zi për vizitë dhe pasha kërkoi nga Porta që t’ia ndalonte kthimin në postin e tij në Shkodër. Green, i brengosur për pozitën dhe reputacionin e tij, i shkroi Earl Granvilleit për ta sqaruar veten:
‘Shpesh kam pasur rastin që t’i raportoj zotërisë suaj për lindjen dhe zhvillimin e Lidhjes Shqiptare dhe ua kam tërhequr vërejtjen për pasojat e tanishme, sa që këtu, thjeshtë, do të them në mënyrë kategorike se valinjtë turq, Husein Pasha dhe Nazif Pasha, pra, jo të huajt, e kanë formuar Lidhjen me zyrtarë dhe fisnikë të punësuar në [pushtetin] otoman të cilët kanë qenë jashtë influencës së të huajve’.
Goscheni e kishte lexuar raportin e Greenit dhe nuk e kishte lënë pa përgjigje. Ai ishte i vendosur që ta diskreditonte raportin e Greenit dhe influencën eventuale që mund ta krijonte për këtë çështje në Foreign Office dhe në qeverinë britanike. Prandaj, Goschen me shpejtësi e këshilloi sekretarin e Jashtëm:
‘Më duhet të them se nuk pajtohem me mendimet e tij [Green], të cilat në mënyrë të përhershme i drejtohen lëvizjes shqiptare. Në mendimin tim, ai ka dështuar që t’i njoh tendencat e fuqishme kombëtare që janë zhvilluar dhe i ka dhënë vetes mund të madh për të treguar se Lidhja nuk është rezultat i sentimentit nacional, por është makinacion i thjeshtë i Portës.
Sa i përket Lidhjes Shqiptare, është e vërtetë se klika e pallatit në Stamboll, kohë pas kohe, ka luajtur një lojë shumë të rrezikshme. Unë, që nga fillimi, kam pasur përshtypje se ndjenja e nacionalitetit shqiptar ka ekzistuar dhe ky fakt duhet të merret në konsiderim si faktor i fuqishëm i krizës së tanishme. Pikëpamja ime dallon nga ajo e z. Kirby Green dhe sikur fjala [urdhri] të ishte dhënë vetëm nga Stambolli, gjithçka do të ishte në rregull’.
Reformat administrative dhe politike në vilajetet e Shqipërisë që u përmendën më lart nga Goscheni, por që u sugjeruan edhe nga diplomatët tjerë dhe zyrtarë të Foreign Officeit dhe për të cilat pati një pajtueshmëri deri në një shkallë edhe nga shumica e Fuqive, nuk inicoheshin nga Porta.
Green nuk e shihte këtë fakt si brengosje. St. John, në dërgesat e tija nga Prizreni, shpesh e alarmonte Londrën se Lidhja Shqiptare ishte në prag të masakrimit të popullatës së krishterë. Është e vërtetë se kishte raste kur të krishterët keqtrajtoheshin nga refugjatët e dëshpëruar shqiptarë dhe bashibozukët e egërsuar. Por, masakrat e parashikuara nga St. John kurrë nuk ndodhën dhe ai kurrë nuk e informoi Londrën se plani i Lidhjes Shqiptare ishte që ta mbronte popullatën e krishterë. Ai nuk e pranonte ekzistencën e Lidhjes, kurse udhëheqësit e saj i quante prijës të fiseve. Ai, po ashtu, dërgoi informata jokorrekte për numrin e fshatrave shqiptare rreth kufirit me Malin e Zi dhe religjionin e tyre.
Në fund të korrikut 1880, Fitzmaurice u ankua në Londër kundër St. Johnit, i cili po dërgonte raportime kontradiktore, të cilat tërësisht i injoronin shqiptarët në Kosovë. St. John në raportimet e tija sugjeroi që Kosova ishte rajon serb dhe i banuar në mënyrë dominuese nga serbët. Ai e quajti Kosovën ‘Stara Srbia’ (Serbia e Vjetër), që ishte një term që zuri vend në mesin e nacionalistëve serbë të shek. XIX. Përmbajtjet e raportimeve të tija ishin të kundërta me të gjitha raportimet që kishin në dispozicion diplomatët britanikë dhe me ato që ishin të botuara në shtypin evropian. Në realitet raportimet e tij nuk ishin ndryshe nga ato të Yastrebovit, konsullit rus në Prizren, nën influencën e të cilit kishte rënë St. John.
Përveç përfaqësuesve diplomatikë në rajon, lejtnanti Ross i Bladensburgut e inspektoi situatën në kufirin e Shqipërisë me Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë nga viti 1878 deri më 1881. Duke punuar në terren, ai u bë i njohur si ekspert për Shqipërinë dhe raportimet e tija patën ndikim të konsiderueshëm ndaj diplomatëve britanikë dhe në krijimin e mendimeve në qeveri. Bladensburg përgatiti edhe disa raportime në lidhje me situatën politike në Shqipëri dhe rajon. Ai qëndroi disa javë në Kosovë dhe pas një hulumtimi të gjatë, për përdorim të qeverisë britanike, shkroi një raport serioz që kishte të bëjë me Lidhjen Shqiptare.
Qeveria britanike, në disa raste, e angazhoi kapitenin Sale që të hartonte raporte të ngjashme. Kapiteni përgatiti një raport që këshillonte qeverinë se si duhej vepruar kundër shqiptarëve, nëse ata vazhdonin me rezistencë të armatosur dhe nëse nuk i bindeshin normave të Traktatit. Ai i propozoi Londrës se ndaj shqiptarëve duhet të merreshin masa ndëshkuese. Goscheni dhe Fitzmauricei u shqetësuan nga vrazhdësia e planit të propozuar nga kapiteni Sale, i cili sugjeroi shkatërrimin e fshatrave si dënim për mosbindshmëri ndaj urdhrave të Fuqive të Mëdha. Më tutje, ai propozoi se duhet të angazhohen agjentë britanikë që do të ushtronin influencë ndaj shqiptarëve, shpërndanin frikë në mënyrë që t’iu bëhet me dije se me refuzimin e vullnetit të Fuqive do të ballafaqoheshin jo vetëm me pasoja politike, por edhe me problem private. Kjo gjë ishte e papranueshme për Goschenin dhe Fitzmauricein. Gosheni besonte se shqiptarët, të cilët po i humbnin territoret, nuk duhej që edhe të dënoheshin. Ai e këshilloi qeverinë në Londër që asnjëherë të mos aprovojë një qëndrim të tillë ndaj shqiptarëve të cilët po vepronin në të njëjtën mënyrë dhe brenda parimeve të nacionalitetit sikur edhe kombet tjera.
Ka pasur edhe personalitete nga sektori joqeveritar që e kanë influencuar politikën britanike në lidhje me Çështjen Lindore. Këtu përfshihen udhëpërshkruesit, gazetarët, antropologët dhe arkeologët, siç ishin David Urquhart dhe Arthur Evans (1851–1941). Që të dy kanë kontribuar në debatin e ashpër për këtë çështje. Siç e pamë më herët, Urquhart, me përkrahjen e tij të parezervë për Perandorinë Otomane dhe deri në një shkallë edhe për Shqipërinë, i ndihmoi vijës politike të konservativëve të Disraelit, kurse Evansi mori anën e liberalëve të Gladstoneit. Arthur Evans ka qenë arkeolog, i cili u bë i famshëm kur e zbuloi pallatin e Knesosit në Kretë. Ai zbuloi artefakte tjera në Mesdhe, përfshirë Shqipërinë veriore ku zbuloi monedha ilire të shek. II f. e s. Evans përgatiti së paku dy raporte për Shqipërinë që ishin për përdorim të Foreign Office. Evansi, me botimet e tija si korrespondent i Manchester Guardian, e inspiroi Gladstonein dhe liberalët dhe u konsiderua si partizan i mbrojtjes së krishterëve në Ballkan. Evans mori edhe rolin udhëheqës të propaganduesit të ‘Masakrave Bullgare’ në Britani. Kjo u çmua shumë nga Gladstonei, i cili i shfrytëzoi shkrimet e Evansit ‘si referencë për fjalime politike dhe si dëshmi të dorës së parë’ për t’i treguar opinionit dhe votuesve se si persekutoheshin të krishterët. Pasi që Evans ishte sllavofil, disa nga shkrimet e tija për Shqipërinë ishin të ngjashme me ato të St. Johnit, konsullit britanik që për një kohë shërbeu në Prizren.
Evansi e përdori terminologjinë serbe kur i përshkroi emrat e vendeve në Shqipëri. Edhe ky, sikur St. John, Kosovën e quajti ‘Stara Srbia‘ dhe në raportet e tija propozoi që Kosova t’i jepej Serbisë pas tërheqjes së otomanëve. Nacionalistët shqiptarë nuk kanë qenë plotësisht të kënaqur me raportimet dhe idetë e tija, por kanë treguar respekt për te, pasi që disa pjesë të punës së tij u bënë të dobishme gjatë procesit të rimëkëmbjes kombëtare. Evans e ktheu në përdorim termin Dardania, emërtim i vjetër ilir dhe romak për Kosovën dhe Maqedoninë veriore. Ai u respektua për shkak se e përkrahu teorinë që thotë se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe për shkak se u konsiderua që kishte botuar artikuj që e paraqitnin gjendjen reale për Lidhjen Shqiptare. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 1878, Evans e ndërroi mendjen. Ishte impresionuar me Lidhjen Shqiptare dhe filloi t’i shihte shqiptarët me admirim. Evans, në librin e tij, Illyrian Letters, që u botua në vitin 1878, për përshtypjet e tija derisa ishte në mesin e shqiptarëve, shkruan:
‘Gjithçka më përkujton se nuk jam në mesin e popujve sllavë e as në mesin e atyre turq. Këta janë burra të vërtetë – patriotë të Skenderbeut dhe Aliut të Janinës – shqiptarë, trashëgimtarë të fortë si guri, raca më luftarake dhe, mbi të gjitha, të pamposhtur! […] Shqiptari nga natyra është i shpejtë, energjik, skeptik, gjithmonë në lëvizje dhe që nuk e duron mbikëqyrjen. Për te, mbi të gjitha tjerat, është liria’.
Punimet e Evansit për Shqipërinë u botuan gjatë dhe pas vitit 1878 kur ishte tepër vonë që të influencohej Qeveria britanike, opinioni ose procesi vendim-marrës i Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit. Evans, para se të interesohej për çështjen shqiptare, ka qenë shumë aktiv në Kroaci dhe Bosnjë, duke iu ndihmuar sllavëve të krishterë kundër Austro-Hungarisë. Një herë qe arrestuar më Dubrovnik dhe qe akuzuar se ishte spiun i Gladstoneit. Për shkak të aktivitetit të tij anti-austro-hungarez, i ndihmoi Gladstoneit që t’i mbante në një nivel të caktuar ndjenjat anti-austro-hungareze në Britani. Kur liberalët erdhën në pushtet më 1880, Gladstone e shqyrtoi mundësinë që ta emëronte Evansin konsull në Dubrovnik apo diku tjetër në Ballkan, por hoqi dorë pasi që nuk mund t’i vente në rrezik marrëdhëniet e Britanisë së Madhe me Austro-Hungarinë.
Sa i përket të ardhmes së Shqipërisë pas Kongresit të Berlinit, diplomatët britanikë dhe udhëheqësit shqiptarë kanë qenë në rreshtuar në vija të ngjashme. Që të dy palët e shihnin Shqipërinë si pjesë e Perandorisë Otomane kur konsiderohej autonomia, por, gjithashtu, u konsiderua edhe pavarësia apo unioni me Greqinë si zgjidhje. Para dhe gjatë kongresit, krijuesit e politikës në Londër e nënçmuan vullnetin politik dhe kapacitetin e shqiptarëve për të mbrojtur identitetin dhe territoret e tyre. Britania e Madhe dhe Fuqitë tjera në Berlin e aplikuan parimin ‘ratifikimit strategjik të kufirit’ dhe në rastin e Shqipërisë nuk treguan interesim për aspiratat nacionale të shqiptarëve apo parimin e nacionalitetit. Siç u pa, Salisbury e shprehu qëndrimin britanik para delegatëve të Lidhjes Shqiptare, kur u takua me ta në Londër.
Pa marrë parasysh pozitën e britanikëve dhe Fuqive tjera, për një kohë të shkurtër Lidhja Shqiptare veproi si qeveri de facto e një kombi. Madje, ia doli që të mblidhte taksa, i përzuri zyrtarët otomanë nga administrate dhe i zëvendësoi me vendas shqiptarë. Në shumë raste Lidhja i anuloi ligjet otomane dhe i zëvendësoi me Kanunin. Organizoi armatën dhe me sukses e mbrojti kufirin me Malin e Zi. Megjithatë, ky organizim administrative dhe ushtarak nuk e mbuloi në mënyrë adekuate territorin e katër vilajeteve, të cilin Lidhja e konsideronte se u takonte shqiptarëve. Lidhja u përballë me vështirësi të ndryshme. Kjo nuk ishte arsyeja pse Lidhja fillimisht e synonte autonominë, por qëllimi ishte se shqiptarët dëshironin që ta përcillnin shembullin e kombeve tjera të Ballkanit. Me përjashtim të Greqisë, të gjitha shtetet tjera qenë pavarësuar vetëm pasi që kishin kaluar nëpër fazën e autonomisë.
Marrja e qëndrimit kundër Portës dhe vendeve fqinje, dhe pa ndihmën e ndonjë Fuqie evropiane, tendenca për pavarësi ka qenë e dënuar me dështim. Lidhja frikësohej se ky dështim do të sillte rezultate katastrofale për shkak se tokat shqiptare do të okupoheshin edhe më shumë nga fqinjët, të cilët kurrë nuk pushuan nga ambiciet territoriale edhe pas Kongresit të Berlinit. Prandaj, qëndrimi nën ombrellën e Portës mbeti opsioni i vetëm i zbatueshëm. Megjithatë, Perandoria Otomane ende konsiderohej thjeshtë si mbrojtës i përkohshëm dhe burim i fuqisë për t’u eksploatuar në një fazë të mëvonshme nga lëvizja nacionale shqiptare. Udhëheqësit shqiptarë, siç do të shohim më vonë, do të vazhdojnë për të kërkuar përkrahje nga britanikët.
Previous Post

Njihuni me dëmet e mëdha që shkakton varianti indian i Covid tek njerëzit

Next Post

Cfarë ndodhi?/ Pse ranë faqet e web-it të mediave kryesore ndërkombëtare

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Cfarë ndodhi?/ Pse ranë faqet e web-it të mediave kryesore ndërkombëtare

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.