• Latest
  • Trending
  • All

Britania: Azilkërkuesit shqiptarë nuk do deportohen, vendi i tyre jo i sigurt

27/09/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Britania: Azilkërkuesit shqiptarë nuk do deportohen, vendi i tyre jo i sigurt

27/09/2022
in Aktualitet

Një kthesë të fuqishme duket se po njohin qëndrimet e Britanisë së Madhe ndaj emigracionit dhe azilkërkuesve pas fitores së zgjedhjeve brenda konservatorëve nga kryeministrja e re Liz Truss.

Vetëm pak ditë pasi u njoftua se po diskutohet një plan i ri për të furnizuar me punëtorë të kualifikuar edhe për profesione jo të nivelit të lartë, Britaninë e Madhe nëpërmjet lehtësimit të skemës së vizave dhe sistemit të pranimit, një tjetër vendim i rëndësishëm është marë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Siç raporton TheGuardian, vendimi lidhet në veçanti me shqiptarët që tentojnë të kalojnë ilegalisht nëpërmjet kanalit të “La Manshit” me gomone për të mbërritur në ishull dhe për të cilët ishte hartuar një skemë dëbimi nga ish-ministrja e Brendshme, Priti Patel.

Por, Home Office e ka shpallur të pavlefshme për momentin marrëveshjen që Patel nënshkroi me qeverinë shqiptare në gusht për të kthyer me shpejtësi nga Doveri ata që mbërrijnë ilegalisht.

(Çuçi – Patel pas nënshkrimit të marrëveshjes për deportimin e azilkërkuesve shqiptarë në gusht)

Departamenti ligjor i qeverisë ka konfirmuar në këtë mënyrë se nuk ka të drejtë të përshpejtojë dëbimin e azilkërkuesve shqiptarë pas mbërritjes së tyre në Britaninë e Madhe, me politikat e qeverisë që marrin një kthesë 360 gradë.

Pranimi u bë në një letër ligjore që iu dërgua avokatëve të cilët punojnë për bamirësinë e refugjatëve “Care4Calais”, e cila kishte sfiduar politikën duke e çuar vendimin në gjykatë.

Duncan Lewis Solicitors, që përfaqëson Care4Calais, e cila kundërshtoi kërkesën, i dërgoi një letër paraveprimi qeverisë duke kërkuar zbulimin e skemës së propozuar.

Në përgjigjen e saj, departamenti ligjor i qeverisë shkruante se marrëveshjet me qeverinë shqiptare “nuk zbatohen për azilkërkuesit”. 

Letra konfirmon gjithashtu se ata njerëz që mbërrijnë në Britani me anije nuk mund të trajtohen si emigrantë të paligjshëm. “Ata nuk hyjnë, por mbërrijnë dhe duhet të trajtohen si të gjithë emigrantët që mbërrijnë”. Kështu thuhet në letër.

“Që nga nënshkrimi i marrëveshjes sonë të kthimit me Shqipërinë në vitin 2021, ne kemi larguar më shumë se 1000 shqiptarë, duke përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në MB. Ata që kërkojnë të abuzojnë me sistemin tonë nuk duhet të kenë asnjë dyshim për vendosmërinë tonë për t’i dëbuar ata”. Kështu mësohet të ketë thënë një zëdhënës i Home Office, kur ka konfirmuar letrën.

Për mediat britanike pas vendimit të Home Office, foli themeluesja e organizatës së mbrojtjes së emigrantëve “Care4Calais”, Clare Moseley.

“Blitz-i PR i qeverisë përshkroi një skemë të shpejtë të largimit që dukej se u mohonte njerëzve nga Shqipëria të drejtën e tyre për një gjykim të drejtë për kërkesat për azil të bëra në Mbretërinë e Bashkuar. Sugjerimi ishte se kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët janë të rreme. Në fakt, shifrat e fundit tregojnë se 53% e kërkesave shqiptare për azil pranohen nga Home Office, duke treguar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar”. Mësohet se deklaroi Moseley.

Sipas saj, qeveria britanike “nën kërcënimin e rishikimit gjyqësor, ka kryer një tërheqje të rëndësishme”. 

“Duke vepruar kështu, ata po pranojnë që njerëzit nga Shqipëria kanë të drejtë të bëjnë një kërkesë për azil dhe të presin përgjigje për të në mënyrë të drejtë. Kjo është një fitore e mirësjelljes njerëzore”. Shtoi Moseley.

Ndërkohë, më herët Home Office e kishte mbrojtur marrëveshjen Patel-Çuçi për përshpejtimin e procedurave të largimit të shqiptarëve duke pohuar se emigrantët nga Shqipëria që udhëtonin në Britaninë e Madhe me varka të vogla kishin bërë rrugën e tyre nëpër vende të shumta për të bërë kërkesa të rreme për azil kur të mbërrinin.

Pretendimi u bë pasi shifrat zbuluan se 2,165 shqiptarë u regjistruan teksa mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla midis janarit dhe qershorit 2022, krahasuar me vetëm 23 që kaluan “La Manshin” në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Previous Post

Bugajski: “Ballkani i Hapur” i shkon për shtat Rusisë

Next Post

Aplikimet për azil pothuajse dyfishohen në janar-korrik; Ikin mbi 10 mijë persona

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Aplikimet për azil pothuajse dyfishohen në janar-korrik; Ikin mbi 10 mijë persona

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.