Sipas raportit 24 orësh të policisë, prej tyre vetëm një doli të jetë me fatalitet, shkruan lajmi.net.
Ky aksident ndodhi gjatë ditës së djeshme në fashtin Brod në Shtërpcë, derisa një mashkull ishte duke ngarë veturën e tij dhe nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur një fëmijë 7 vjeçar.
Nga lëndimet e marra trupore, fëmija është dërguar në shtëpinë e shëndetit ku atje edhe është konstatuar vdekja e tij.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, prej këtyre aksidenteve ishin 15 në të cilat kishte edhe të lënduar.
Por prej tyre, 29 ishin pa asnjë të lënduar.
Gjithashtu, brenda 24 orëve të fundit në trafik janë shqiptuar 1155 tiketa.






















