Sipas tij, kjo qendër do tu ofrojë studentëve të Universitetit të Prishtinës shërbime të ndryshme.
Kjo punë do të bëhet pas kërkesave të shumta nga ana e studentëve, të cilët shumë prej tyre janë me qëndrueshmëri në Menzë.
Shkrimi i plotë i kryetarit Shpend Ahmeti:
“Edhe pse nuk është përgjegjësi e komunës dhe shëndetësisë primare të ofrojmë shërbime për qytetarët jashtë Prishtinës, për shkak të kërkesës së studentëve së shpejti hapim Qendren e Mjekësisë Familjare në qendrën e studentëve (te menza) për të ofruar shërbime për studentët e Universitetit të Prishtinës”.
“Punët janë para përfundimit :)”, ka shkruar Ahmeti në Facebook-un e tij.
























