Presidenti argjentinas Alberto Fernandez ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe debat rajonal, pasi tha se brazilianët kanë ardhur nga xhungla e argjentinasit kanë ardhur me anije nga Evropa.
“Meksikanët kanë rrënjët nga indianët, brazilianët kanë ardhur nga xhungla, e ne argjentinasit kemi ardhur me anije, ato anije kanë ardhur nga Evropa”, ka thënë Fernandez duke aluduar në numrin e madh të emigrantëve nga Evropa që jetojnë në Argjentinë.
Presidenti argjentinas këto komente i bëri gjatë një vizite të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez në Buenos Aires.
Deklarata e tij që është një citat nga një këngë argjentinase e këngëtarit Lit Nebi, ka nxitur një sërë komentesh negative në rrjetet sociale, ku ankohen për “racizëm”.
Megjithatë Fernandez më vonë ka kërkuar falje, duke theksuar se larmia etnike e vendit të tij është diçka për t’u lakmuar.
“Nuk kam dashur të ofendoj askënd, por nëse dikush ndihet i ofenduar apo i padukshëm – i kërkoj falje”, ka shkruar Fernandez në Twitter.