Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe përmes një statusi në profilin tij në Facebook ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi. Braçe nënvizon se kryeministri Edi Rama sot foli shqip dhe anglisht shumë qartë dhe se nuk Kosova ishte një provokim. Shkrimi i plotë i Erjon Braçes U përplasën dy botë, ajo e të ardhmes me atë të së shkuarës!! 25 vite pas rënies së murit që ndau dy botë, muri serb mbetet sërish më i vjetri që duhet shembur!! Asgjë nuk ka pse të mbetet ashtu siç është”, tha kacelarja Merkel dje. Kjo është gjuha e Evropës në këtë shekull. Edi Rama e foli qartë sot, shqip dhe anglisht! Homologu serb jo, foli si shekullin e shkuar. Kanë frikë të ndahen nga ai shekull edhe pse në të humbën çdo gjë. Dinjitetin mbi të gjitha për ata që bënë luftërat e tmerrshme. Kanë frikë! Shumë frikë! Megjithatë, Evropa është aty! Ne jemi në të. Kush nuk e pranon mbetet pas e jashtë. Por mbi të gjitha; Kosova është aty. Kosova nuk është provokim. Kosova është realitet, me histori të lashtë dhe histori të re, të dhimbshme e të përgjakur mu në mes të Evropës. Tani është shtet sovran, i pavarur dhe evropian. Nuk duan edhe një herë tjetër të ndahen nga shekulli i shkuar dhe nuk duan ta njohin? Mirë, shumë mirë, atëherë; Prisni nuk keni parë asgjë akoma!! Në anë tjetër, si shqiptar, nuk kam pse të mos i përgjigjem kryeministrit Serb; Jo zotni!Nuk ka nga ata që të thërrasin përditë: virit, thirri serbët që të mos ekzistojnë!! E përditshmja jonë nuk ka lidhje me urrejtjen ndaj jush! Ka lidhje me betejën tonë për një Shqipëri më të mirë, moderne e demokratike për Evropën!
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















