• Latest
  • Trending
  • All

Botohet bibliografia për Ismail Kadarenë

19/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Botohet bibliografia për Ismail Kadarenë

19/11/2014
in Kulture, Lajme

Qëllimi i kësaj bibliografie është pasqyrimi i krijimtarisë dhe i veprimtarisë së Ismail Kadaresë, kontributi që ai ka dhënë në fushën e letërsisë, por edhe gazetarisë, kritikës letrare, përkthimeve, publicistikës e më gjerë

 

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Biografia kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare, vëllimi i parë, vjen nën kujdesin e Dr. Lili Sula, profesoreshë e Letërsisë shqipe në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Bibliografia është konceptuar në dy vëllime: vëllimi i parë Kadare: bibliografi I (vepra) dhe vëllimi i dytë Kadare: bibliografi II (studime për të). Në duart tëlexuesit e studiuesit vjen vëllimi i parë, i cili përfshin harkun kohor 1948-2010.

Qëllimi i kësaj bibliografie është pasqyrimi i krijimtarisë dhe i veprimtarisë së Ismail Kadaresë, kontributi që ai ka dhënë në fushën e letërsisë, por edhe gazetarisë, kritikës letrare, përkthimeve, publicistikës e më gjerë. Kjo bibliografi ka si objekt veprën artistike, eseistike e publicistike të shkrimtarit Ismail Kadare, të botuar në shqip e në gjuhë të huaj; antologjitë, pjesë e të cilave është edhe shkrimtari në fjalë; krijimtaria dhe artikujt e tij botuar në shtypin periodik.

Pjesa e parë: përfshin veprën e Kadaresë, botuar në shqip e në gjuhë të huaj, që në fillesat e saj, me vëllimin poetik Frymëzime djaloshare (1954), e duke vijuar me botimet e vitit 2010. Interes të veçantë për lexuesit e studiuesit përbën vepra e botuar në gjuhë të huaj, e cila rezulton me një numër të madh titujsh në shtrirjen kohore 1966-2010. Shkrimtari Ismail Kadare është anëtar i denjë i familjes së letërsisë botërore. Ai përfaqëson letërsinë shqipe në shumë areale gjuhësore, duke rezultuar shkrimtari shqiptar më i përkthyer në botë. Nga të dhënat e grumbulluara, kemi evidentuar se vepra e shkrimtarit Ismail Kadare është përkthyer e ka qarkulluar në dyzet e katër gjuhë të botës, duke iu referuar veprave të përkthyera deri në vitin 2010. Pas këtij viti rezulton e përkthyer edhe në gjuhë të tjera. Gjuhët në të cilat është përkthyer vepra e Ismail Kadaresë, janë: anglisht, arabisht, baskisht, boshnjakisht, bullgarisht (përkthimi i parë, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, në vitin 1966), çekisht, danisht, esperanto, estonisht, finlandisht, flamandisht, frëngjisht, greqisht, gjermanisht, hebraisht, holandisht, hungarisht, indonezisht, italisht, japonisht, katalanisht, kinezisht, koreanisht, kroatisht, letonisht, malajlamisht (një ndër gjuhët zyrtare të Indisë), maqedonisht, norvegjisht, bokmal (një standard zyrtar i norvegjishtes), persisht, polonisht, portugalisht, rumanisht, rusisht, serbisht, sllovakisht, sllovenisht, spanjisht, suedisht, turqisht, vietnamisht, në gjuhën arumune dhe në një prej gjuhëve zyrtare afrikane.

Pjesa e dytë e këtij vëllimi bibliografik pasqyron krijimtarinë e I. Kadaresë në shtypin e shkruar, ku përfshihet krijimtaria letrare e ajo publicistike. Në këtë pjesë të dytë janë përfshirë shkrime të rinisë së hershme, të cilat zënë fill në vitin 1948, kohë kur Ismail Kadare ka qenë nxënës në shkollën 7-vjeçare “Koto Hoxhi”. Por, duhet theksuar, – thotë autorja, se këto shkrime nuk përbëjnë krijimtari të mirëfilltë artistike, por gëzojnë statusin e një paraletërsie. Arsyeja se përse janë përfshirë në këtë bibliografi është se libri nuk ka karakter selektiv, por është synuar paraqitja e të gjitha të dhënave që janë disponuar, përfshirë edhe shkrimet e rinisë së hershme, të cilat përbëjnë edhe fillesat e krijimtarisë kadareane.

Në pjesën e tretë përmblidhen vëllimet e veprës së plotë të shkrimtarit Ismail Kadare. Përmbledhja e parë prej dhjetë vëllimesh u botua në Prishtinë (1980) nga shtëpia botuese “Rilindja”, nën titullin e serisë “Komplete veprash”. Në Tiranë,s vepra e Ismail Kadaresë u botua në dymbëdhjetë vëllime prej shtëpisë botuese “Naim Frashëri” (1981-1989) dhe në njëzet vëllime prej shtëpisë botuese “Onufri” (2000-2009). Ndërsa në Francë, vepra u botua prej shtëpisë botuese “Fayard” (1993-2004), në frëngjisht e në shqip.

Në përmbyllje të këtij libri është realizuar një bisedë me shkrimtarin Ismail Kadare, i cili ka folur për mjaft çështje që përbëjnë interes për lexuesit e studiuesit, lidhur me krijimtarinë e tij të hershme, kohën studentore, veprën e botuar në gjuhë të huaj, përkthyesit, kritikën, mundësitë e një periodizimi të krijimtarisë së tij, periudhën e dyzimit si shkrimtar, kontributin e dhënë në fushën e përkthimeve, si dhe për çështje për të cilat nuk është prononcuar më parë.

Previous Post

Basha thirrje për protesta: Të tregojmë forcën e popullit

Next Post

Sukses i Teatrit shkodran në Festivalin e Komedisë në Preshevë

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Sukses i Teatrit shkodran në Festivalin e Komedisë në Preshevë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.