Më 22 nëntor do të mbahet protesta e organizuar në Partia Demokratike në Tiranë. Lideri i PD-së, Lulzim Basha e ka cilësuar protestën një ngjarje historike, që do të zhvillohet për të kërkuar të drejtat ekonomike dhe sociale të shqiptarëve.
Përmes një statusi në Facebook, Basha u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në shesh kundër “krizës ekonomike, rritjes së taksave, rritjes së çmimeve të energjisë dhe naftës, si dhe kundër papunësisë dhe varfërisë”.
“Të rinj e të reja, burra e gra, të majtë e të djathtë, nga Jugu në Veri – tani është momenti të ngrihemi për të drejtat tona, t’i tregojmë marrëzisë forcën e këtij populli”, shkruan Basha.
















