• Latest
  • Trending
  • All

Bosnja dhe Hercegovina në shënimet e Vaso Pashës

15/12/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bosnja dhe Hercegovina në shënimet e Vaso Pashës

15/12/2021
in Aktualitet

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Daut Dauti
Në vitin 1847, Pashko Vasa (më vonë i njohur si Vaso Pashë Shkodrani) shkoi në Itali. Kjo ishte pesë vite pasi që kishte shërbyer si sekretar në konsullatën britanike në Shkodër ku ishte paisur me aftësi të shkrimeve, sjelljeve diplomatike dhe njohje të disa gjuhëve.
Shkuarja e tij në Itali dukej si një hap i çuditshëm i një avanturisti të guximshëm. Në qytetet e Italisë Pashko bëri me dije se ishte përkrahës i revolucionit që e kishte përfshirë Evropën e asaj kohe. Pikpamjet e tij ishin revolucionare, anti-monarkiste (pra republikane) dhe anti-klerike. Madje, në vitin 1848 Pashko shkoi në Vendik dhe mori pjesë në sulmin e armatosur kundër austriakëve. Për këtë arsye u arrestua dhe pasi që ishte shtetas otoman, e deportuan në Stamboll. Këto përjetime ai vuri në letër dhe më 1850 i botoi në Stamboll, në italisht, me titullin: ‘La mia prigionia, episodio storico dell’assedio di Venezia’ (Burgimi im, një episodë historike nga rrethimi i Venedikut).
Deportimi në Stamboll nuk ishte i lehtë për dikend me duar në xhepa dhe me mendje revolucionare. Pashko shpejt ra në kontakt me shqiptarët në Stamboll pasi që kishte nevojë për ndihmën e tyre. Nuk do të mbetej pa punë dhe këtë ai e dinte. Ministria e punëve të jashtme e qeverisë otomane përparësi në punësim u jepte të krishterëve të arsimuar otomanë. Prandaj, u punësua në këtë ministri dhe brenda një kohe të shkurtër u dallua dhe u dërgua në Londër për të shërbyer në ambasadën otomane. Dërgimi i tij në përfaqësinë më të rëndësishme diplomatike nuk ishte punë e vogël.
Sidoqoftë, Pashko Vasa do të merrte funksione të larta zyrtare (tituj deri në pashë) dhe do të bëhej ndër rilindasit dhe intelektualët e rëndësishëm jo vetëm shqiptarë, por i dalluar edhe në mesin e intelektualëve tjerë otomanë. Si shumica e intelektualëve shqiptarë, ai do të merrej intenzivisht me çështjen shqiptare dhe do të bëhej ndër ideologët prominent të nacionalizmit shqiptar. Aktivitetin për çështjen shqiptare ai e bënte sikur shumë intelektualë tjerë: derisa ushtronte funksione të larta në qeverinë otomane.
Pasi që e dinte edhe serbishten, në vitin 1863 ai u caktua që të shërbente si sekretar dhe përkthyes në misionin e rëndësishëm të Ahmet Xhevdet Pashës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas kryerjes së këtij misioni që zgjati dy vite, Pashko e shkroi librin e njohur ”La Bosnie et l’Herzégovine pendant la mission de Djevdet Efendi” që u botua në Stamboll në vitin 1865. Ky libër, gjatë këtij viti (2021) është përkthyer dhe botuar edhe në shqip nga shtëpia botuese Alsar në Tiranë me titull: “Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut”.
Pra, libri përmbanë detaje të reformave të Tanzimatit që ka të bëjë me këtë krahinë otomane që shkaktonte kokëqarje në aspektet e qeverisjes. Në parathënie, Pashko Vasa ofron arsyet që e kanë shtyrë ta shkruaj librin. Arsyeja kryesore është që në Evropë, por edhe në qarqet sunduese në Stamboll, të bëhej e njohur çështja e ndërlikuar e Bosnjë e Hercegovinës. Sado që në hyrje Pashko e cilëson këtë vepër si modeste, lexuesi menjëherë e ka të qartë aftësinë e shkrimit që posedon një intelektual sipëror. Ai i ka dhënë librit edhe strukturë të nevojshme.
Prandaj, librin e ka filluar me një përmbledhje të shkurtër historike për Bosnjë e Hercegovinën duke ofruar një pasqyrë të qartë të së kaluarës së këtij vendi. Ai e spjegon situatën se si Bosnja gjatë historisë e kishte krijuar lashtësi politike dhe kishte ndërtuar një identitet të saj. E kishte krijuar monarkinë duke u skalitur në luftërat me fqinjtë, siç ishin serbët, kroatët dhe hungarezët. Duke e paraqitur shtrirjen gjeografike të Bosnjës, Pashko bënë me dije se në jug, ky shtet, sikur atëherë e edhe në sundimin otoman, kufizohet me Shqipërinë.
Në mënyrë të thjeshtë, por mjeshtërore, Pashko e përshkruan depërtimin otoman në këtë vend. Ardhja e otomanëve ndodhi në vitin 1392 kur Bosnja po përjetonte një konflikt serioz mes sundimtarëve të ndarë për pushtet. Prandaj, otomanët u ftuan për ndihmë. Dhe siç ndodhë me fuqitë perandorake, ato vijnë në ndihmë, por nuk largohen dhe rrijnë për të sunduar. Kështu, gradualisht, otomanët e vendosën Bosnjë dhe Hercegovinën nën sundim dhe nga aty e mësynë pjesën tjetër të Evropës.
Në këtë kohë Evropa nuk u merakos për rënien e Bosnjës nën otomanët. Kjo ishte për arsye se në Bosnjë ekzistonin ndarje skizmatike brenda krishtërimit të cilat Vatikani i shihte me frikë e urrejtje. Skizma e Fotiusit ishte luftuar disa herë dhe mbreti hungarez, Bella II, kishte menduar se do ta zhdukte, por nuk kishte pasur sukses. Më vonë, gjatë shek XII, u forcua sekti i paterinëve që ndryshe njihen edhe si bogumilët për të cilët Pashko shkruan:
“Bogumilët gjetën në Bosnjë një numër të madh njerëzish, që sapo kishin ndërruar fe (prozelitë), sepse parimet manikeane pajtoheshin për mrekulli me traditat e vjetra fetare të popujve sllavë. Papa, dominikanët, françeskanët dhe mbretërit e Hungarisë i bënë të gjitha përpjekjet e tyre për ta shkatërruar këtë sekt, madje edhe nëpërmjet forcës së armëve, por nuk ia dolën dot. Ky sekt vepronte para dhe gjatë pushtimit otoman. Jemi të prirur të besojmë se katolikët, ose për ta thënë më mirë, kleri katolik, për të vazhduar punën e tij shkatërruese kundër paterinëve, u bëri thirrje turqve, ose të paktën kështu uronte, për ta pushtuar vendin”.
Dhe, natyrisht, pushtimi otoman ndodhi. Por, ndodhi edhe një e papritur. Bogumilët filluan masovisht dhe me shpejtësi të konvertohen në myslimanë. Me këtë veprim ata nuk iu iknin vetëm keqtrajtimeve, por praktikisht u bënë sundimtarë të Bosnjës pasi që sistemi i ri ua mundësonte këtë gjë. Nëse e kemi parasyshë edhe konveritimin e feudalëve apo pronarëve të tokave, mund të konkludohet se brenda një kohe të shkurtër boshnjakët u bënë myslimanë shumicë e popullsisë.
Ndërrimi i papritur i strukturës religjioze, siç bënë me dije Pashko Vasa, krijoi një problem serioz për pushtetin në Stamboll. Bogumilët, sikur edhe tjerët, u bënë myslimanë të devotshëm dhe shpesh edhe fanatikë. Në lidhje me këtë Pashko Vasa shkruan:
“Cilido qoftë shërbimi që kleri katolik i bëri sulltanit, është fakt se paterinët [bogumilët], pas pushtimit, përqafuan të gjithë islamin dhe mundën kështu të ruajnë titujt e tyre të fisnikësirsë, pasuritë e tyre dhe në të njejtën kohë, epërsinë mbi katolikët që i kishin përndjekur përpara zotërimit otoman. Megjithatë, paterinët nuk ishin të vetmit që hoqën dorë nga besimi. Të gjithë fisnikët dhe të pasurit e vendit e ndoqën shembullin e tyre. Nëpërmjet kthimit në islam u veshën me pushtet feudal, që u siguronte jetesë pothuajse të pavarur duke mos iu nënshtruar asnjë kontrolli. Ata që i mbetën besnikë besimit të krishterë u katandisën shumë shpejt në bujkrobër; nuk mund të zotëronin toka dhe nuk mund të gëzonin asnjë të drejtë qytetare dhe politike”.
Në këto kushte, myslimanët boshnjakë u bënë problematikë dhe nuk lejonin reforma kur i iniconte qendra e pushtetit perandorak në Stamboll. Kur në vitin 1828 sulltan Mahmuti ndërmori reformat, boshnjakët u kryengritën masovisht kundër peranadorisë. Boshnjakët i shihnin reformat si atentat kundër islamit dhe në krye me Gradashçacin u ngritën për ta mbrojtur fenë që sipas tyre po e shkatërronte Stambolli. Asgjë nuk mundi ta ndalte këtë kreyengritje. Boshnjakët depërtuan deri në Kosovë dhe dogjën një varg fshatrash, përfshirë edhe qytetin e Pejës. (Pashko Vasa në libër thot se Peja është qytet në Shqipëri).
Këto ishin problemet që e përcollën sundimin otoman në Bosnjë dhe kjo ishte arsyeja që Pashko Vasa kishte shkuar në këtë vend që me Xhevdet Pashën të ndërmerrte reforma që do të sillnin stabilizim të kësaj shoqërie. Për ta spjeguar gjendjen në këtë vend, Pashko Vasa e ka ndarë librin në nëntë kaputuj në të cilët e pasqyron përmbledhjen historike të vendit, gjeografinë, pronësinë e tokave dhe çifçinjtë, sistemin tatimues, tregtinë dhe industrinë, Hercegovinën si rajon dhe gjendjen para ardhjes së Xhevdet Pashës. Në fund të librit jepen aktet e misionit perandorak në Bosnje.
Siç shihet, fjala është për një vepër që përmbanë vlera të mëdha për historiografinë e Bosnjës, Ballkanit dhe sundimit otoman në këtë pjesë të Evropës. Nuk mungojnë statistrkat e popullsisë, përkatësisë së tyre religjioze dhe etnike, etj. Në detaje dhe në mënyrë mahnitëse përshkruhen situata dhe ndodhi të rëndësishme që i ka përjetuar autori gjatë qëndrimit në këtë vend. Në të gjitha aspektet, ky është një libër me vlerë të madhe. Pyetja që parashtrohet është:pse nuk është përkthyer më herët në shqip dhe pse nuk përkthehen edhe veprat tjera të Pashko Vasës?
P.S. Përkthimi është në gjuhë letrare dhe më shumë se shpesh rrëshqet në gegnisht.
Previous Post

Basha: Kam mbështetjen e 99.9% të demokratëve, do largoj mbeturinat e komunizmit

Next Post

Shko në Spak t’i vësh kapak

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Shko në Spak t’i vësh kapak

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.