Të paktën një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi një predhë ka goditur qytetin Kilis në juglindje të Turqisë, pranë kufirit me Sirinë.
Kjo zonë kontrollohet nga militantët islamikë të ISIS-it të cilët gjatë kësaj jave kanë bombarduar shpeshherë, raporton Syri.net.
Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ njofton se ushtria turke ka qëlluar me artileri mbi territorin e Sirisë, pasi një mortajë ka shpërthyer pranë postit ushtarak në krahinën jugore, Hatah.
















