• Latest
  • Trending
  • All

Blushi dhe një fjalim që në PD nuk e mban askush

14/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Blushi dhe një fjalim që në PD nuk e mban askush

14/11/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Alfred Lela

Kryengjarja e kësaj jave u bë përpjekja e dështuar e kryeministrit Rama për të kriminalizuar shpifjen, ose më saktë, për të heshtur median dhe kundërshtarët e vet politikë nëpërmjet kërcënimit të burgut. Shefi i qeverisë u tërhoq pas një rezistence të plotë nga të gjithë aktorët mediatikë, opozita, por edhe pak zëra brenda mazhorancës.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Gazeta “Panorama” raportonte se vendimi i Ramës për të kthyer ndëshkueshmërinë në një ‘nen të shpifjes’ erdhi pak pasi në shtyp rrodhi lebetia e një raporti të OSBE kundër ‘100 të zezave’, por edhe një shifër, pak si shumë e rrumbullakosur, prej 200 milionë eurosh, e cila i faturohej kryeministrit në një bankë offshore.

Një rehati u bë kështu dy, dhe të dyja bashkë do të mbesin me sa duket në repertorin famëkeq të kryeministrit.

Zhurma e reagimeve ndaj përpjekjes erdoganiane të kryeministrit ishte e mjaftueshme për të mbytur dy episode të tjera, të ndodhura në të dy krahët e spektrit politik, me personazhe kryesore dy të pangjashëm: Jozefina Topallin dhe Ben Blushin. Të dy politikanë karriere, të dy eksponentë të pushteteve të majtë dhe të djathtë, të dy të shmangur, me anë të heshtjes nga lidershipët respektivë të partive.

E para, zonja Topalli, e cila në një mbledhje të grupit parlamentar demokrat formuloi paradigmën ‘opozita nuk është askund’, duke folur për mefshtësi të Bashës për të iniciuar aksione politike radikale. Rasti me të cilin ish-kryeparlamentarja ilustronte këtë flegmatizëm opozitar ishte pikërisht protesta e studentëve kundër ligjit të arsimit të lartë. Me ose pa dashje, zonja Topalli bënte dy gabime: njëri ideologjik e tjetri taktik.

Duke filluar nga taktikja, e cila fare mirë mund të ishte edhe përpjekje për ta hedhur në betejë-të paarmatosur- shefin e saj të ri, deputetja e PD i kërkonte opozitës, ose më saktë Bashës, t’u bashkohej studentëve. Çka ishte gjysma e së keqes, sepse në fakt opozita duhej ta kish sipërmarrë vetë protestën kundër ligjit. Skenari me Bashën që i bashkohet protestës së studentëve do të ishte një përsëritje. Si e aktit, ashtu dhe e sikletosjes. Ka ndodhur njëherë, dy vjet më parë, kur Basha dhe Berisha u derdhën në Bulevard për t’u larguar saora kur turma e protestuesve nuk i pranoi.

Kush ka iluzionin se nuk do të ndodhte e njëjta gjë edhe kësaj here, nuk e ka informacionin se thelbi i turmës, egalitarianë të rinj, apo majtistë të fashave të ndryshme, nuk ka ndryshuar. Këtu vjen e lidhet edhe nyja e ideologjikes. Zonja Topalli propozon, për qëllime politike, që të anashkalohet kjo ndarje: të ketë ‘një aleancë të re të qelbësirave’, veç të shporret kjo qeveri. Që do të thotë: s’ka gjë! Edhe pse egalitarianët, ata që kërkojnë arsim falas për të gjithë, jo vetëm ia fusin kot, por edhe i shkojnë ndesh thelbit të ideologjisë së djathtë, e cila ka si kredo garën dhe mundësinë e barabartë, jo vetë barazinë. Sa për informacion, ligji i arsimit të lartë parashikon që të varfrit dhe të shkëlqyerit të përfitojnë arsimim falas, kurse të tjerët të futen në garë, pse jo dhe të kushtëzohen. Ta zëmë, djali i zonjës Topalli mund të arsimohet falas nëse është maturant i shkëlqyer, dhe nëse jo, duke kuptuar se nuk është i varfër, të paguajë. Po, të paguajë edhe për të varfrin, edhe për të shkëlqyerin.

Zonja Topalli sugjeron gabim dhe arsyet i di vetë. Nëse nuk janë arsye, janë motive; por çfarëdoqofshin, mangësi mbeten gjithsesi.

Mangësi është edhe të mos kuptosh se pse njerëzit nuk dalin në rrugë, si në Rumani-kërkojnë të gjithë, dhe pse opozita nuk e bën dot stuhinë ideale të kundërshtimit me anë të së cilës ta kërcënojë pushtetin dekadent të së majtës. Bëhet shpesh kjo pyetje, ngrihen pareshtur ato supe, kërkohet vazhdimisht sqarimi i kësaj dileme. Nuk e di a ka përgjigje tjetër veç asaj se, ajo që duhej të ishte alternativa, nuk është ende e tillë. Përballë kërcënimit të ri të pushtetit që merr formë përditë, publiku, me instinkt, arrin të shquajë kërcënimin e vjetër që shfaqet në profilet e ish-pushtetarëve të djeshëm, ku bën pjesë edhe zonja Topalli. Opozita është e mpakur brenda kësaj guaske ku shtyhen ata që nuk kanë ikur me ata që nuk kanë ardhur. Nuk ka një kontratë parimore mes flukseve në PD; nuk ka kohezion; ka vetëm një kryetar të ri dhe një ish-kryetar.

Për të ardhur tek episodi i dytë i javës që lamë pas; i heshtur edhe ai nën hijen e madhe të skandalit të kriminalizimit të shpifjes: fjalimi i deputetit socialist Ben Blushi në parlament. Përveçse e shkurtër, e saktë, jopatetike, fjala e Blushit pati një përbërës të munguar që kërkonte një publik të stërmadhuar që e ka sjellë postmodernia në shoqëri: elektoratin gri. Ky është gabimi i madh që bëhet në PD: mprehen ushtat e retorikës dhe formulohet një gjuhë të cilën e dinë militantët, por zona gri e kërkon të përkthyer ose e neverit. Opozita ka nevojë t’i shtrijë këmbët përtej jorganit blu. Ata që e kanë shkurtuar këtë jorgan, nuk mund të këlthasin për këmbë titanësh që nuk i kthejnë saora në shtratin e purpurt dhe të pupëlt të pushtetit.

Previous Post

Antiterrori nis hetimet për e-mailin kërcënues ndaj Tahirit

Next Post

Kura për varfërinë: martohuni

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kura për varfërinë: martohuni

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.