Drejtoria e Antiterrorit ka nisur hetimet për të zbuluar nga është derguar mesazhi kërcënues në e-mailin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Paralelisht edhe SHISH po heton. E-maili mban firmën e një grupi që e quan veten “Brigadat e Kuqe” dhe që flet në emër të ISIS.
Grupi thotë: tani e keni radhën “Ju”. Filloi lufta e shenjtë kundër atyre që janë përfshirë në luftën kundër Shtetit Islamik. Pas sulmeve terroriste në Paris, policia shqiptare rriti nivelin e gatishmërisë.
















