Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se ka disa kategori që përfitojnë shpërblim për këtë fundviti. Sipas kryeministrit kjo është një fazë e ndërmjetme, pasi pasi operacioni kompleks i reformave vazhdon.
KATEGORITË PËRFITUESE
Shpërblim 2 mijë lekë të reja
-84 mijë përfitues të ndihmës ekonomike
-68 mijë përfitues të kategorisë PAK
-372.932 pensionistë
-145.580 persona që marrin pension bujqësor
-3595 persona që marrin trajtim të veçantë
-Persona që marrin pension të parakohshëm
-81 mijë kryefamiljarë që trajtohen me kompensim për energjinë
Shpërblim 40 mijë lekë të reja
-Mësuesit e spikatur
-300 persona të dalluar në shërbimin spitalor publik, kryesisht infermierë
Shpërblim 50 mijë lekë të reja
-Studentët e ekselencës
-Nxënësit e shkëlqyer me të gjitha 10-ta në sistemin parauniversitar
Pas konferencës për shtyp të Edi Ramës reagoi edhe selia blu.
Partia Demokratike, nëpërmjet deputetes Jorida Tabaku, ka deklaruar se në tre muajt e fundit “janë hequr plot 2500 familje nga listat ekonomike për të bërë të mundur lejimin e shpenzimeve të luksit të qeverisë”.
“Vetëm këtë 3-mujor janë reduktuar 2500 familje. 10 000 shqiptarë sot janë më të varfër, ndërkohë që oborri (ministra, deputetë dhe klientë) ka përfituar tendera prej miliarda lekësh”,deklaroi Tabaku, e cila e cilësoi si të hidhur këtë fundvit për shqiptarët e varfër.
“Vetëm 2000 lekë shpërblim, që nuk shërben asgjë për mbulimin e natës së Vitit të Ri”, shtoi Tabaku.
Tabaku theksoi se kryeministri Rama ka bërë që “studentët të shtrëngojnë rripat për të paguar arsimimin” dhe “shqiptarët e varfër e të ndershëm të tatohen më shumë e të përfitojnë më pak”.
Pas komenteve të Tabakut, reagoi vetë Edi Rama.
“Shqup mos qaj per shperblimet per te varferit e pensionistet po kujtohu: 2010 shperblime 0; 2011 prape 0; 2012 (meqe vinin zgjedhjet) 2000L!”, shkruan Rama.
Megjithatë shumë komentues nuk janë dakord, duke kujtuar se në disa raste shpërblimet e PD shkonin mbi 50 mijë lekë për pensionistët, ndërkohë që ishte vendosur dhënia e pagës së 13-të shpërblim.
Ndërkohë Rama ka postuar disa foto nga ceremonia e ndarjes së çmimeve Bleta e Artë, ku shfaqet në krah të bashkëshortes, Linda Rama.
Bie në sy se administratorë të vitit janë shpallur drejtuesi i OSHEE dhe ajo e QSUT.
Çmimet që u ndan në “Bleta e Artë” 2015:
Çmimi “Made in Albania” – Oliv Oil
Çmimi “Sipërmarrja inovative” – Çelësi Media Group
Çmimi “Gruaja sipërmarrëse” – Eleni Babameto
Çmimi “Vula e cilësisë” – Agro Al
Çmimi “Përgjegjësi sociale” – Bloja sh.a
Çmimi “Sipërmarrësit e rinj” – D@g
Çmimi “Sipërmarrje në kulture” – Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Çmimi “Sipërmarrësit në industri” – Dekoll
Çmimi “Biznesi i vogël” – Mcp
Çmimi “Shija e posaçme” – Rapsodia
Çmimi “Mikpritja e spikatur” – Hotel Tirana
Çmimi kategoria e punësimit – Ama dress
Administratorja e vitit – Ogerta Manastriliu, drejtuese e QSUT-së
Administratori i vitit – Ardian Çela, kreu i OSHEE-së





























