Pasuria e të gjithë deputetëve biznesmenë në mandatin e kaluar ka peshuar rreth 407 milionë euro, ndërsa pasuria e të gjithë deputetëve biznesmenë të mandatit të ardhshëm arrin është vetëm 50 milionë euro.
Jo të gjithë biznesmenët që vrapuan pas karriges së deputetit mblodhën votat për të qenë deputetë të ardhshëm në Kuvendin Kosovës. Biznesmeni më i madh në Kosovë, Behgjet Pacolli (AKR), nuk arriti të bëhet deputet në këto zgjedhje, transmeton botapress.
Pasuria e Pacollit, e paraqitur në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, peshon 340 milionë euro. Hashim Deshishku, biznesmen (LDK), po ashtu mbeti jashtë Kuvendit. Deshishku, pasuri në AKK ka deklaruar rreth 9 milionë euro. Edhe Florin Krasniqi, biznesmen (VV), nuk arriti të bëhet deputet. Pasuria e Krasniqit, sipas AKK-së, është 5 milionë e 798 mijë euro. Shaip Muja, biznesmen (PDK), gjithashtu ka mbetur jashtë Kuvendit dhe pasuria e deklaruar e tij në formularët e AKK-së është 2 milionë e 416 mijë euro.
Ndërkaq deputetët që kanë mbledhur vota të mjaftueshme për të qenë deputetë për katër vjetët e ardhshëm, pasuria e tyre është më e vogël se e gjithë atyre që kanë mbetur jashtë institucionit ligjvënës. Është vetëm 30 për qind e pasurisë së deputetëve biznesmenë që do të jenë deputetë sërish. Ndërkaq shtrohet pyetja: pse mbetën këta deputetë jashtë? Duket se elektorati apo votuesit e tyre nuk ishin të kënaqur me punën dhe me angazhimet në Kuvendin e Kosovës.
Njëri prej biznesmenëve ndërroi partinë dhe i mbijetoi sfidës për të qenë deputet. Ramiz Kelmendi, biznesmen (PDK), ka marrë vota të mjaftueshme për të qenë deputet dhe pasuria e tij e paraqitur në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit është 49 milionë e 347 mijë euro. Edhe Besim Beqaj ka marrë vota të për të qenë deputet në katër vjetët e ardhshme në Kuvend.
Pasuria e Beqajt, e paraqitur në formularët e AKK-së, është rreth një milionë euro. Për herë të parë Margarita Kadriu, biznesmene (PDK), ka marrë vota të bollshme për të hyrë në Kuvend. Ajo asnjëherë nuk e ka paraqitur pasurinë në AKK, pasi më parë nuk ka mbajtur post publik. Biznesmenët e tjerë që ia kishin mësyrë për tu bërë deputet dhe nuk morën vota të mjaftueshme janë: Nazmi Bytyqi(LDK), Fadil Berjani(LDK), Florin Krasniqi(VV), Shkëlzen Jusaj(AAK), Hashim Deshishku(LDK), Irfan Fusha(PDK), Gani Dreshaj(AAK), Gazmend Abrashi(AAK), Shaip Muja(PDK), Ibrahim Selimaj(LDK) dhe Zef Morina(LDK).
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...













